Qyteti i Samarkandit në Uzbekistan u fut në listën e Monumenteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO në vitin 2001 dhe arsyeja është e thjeshtë; arkitekturë magjepsëse e cila të kthen mbrapa, në kohën kur qyteti ishte qendër e perandorisë së fuqishme.
Historia e Samarkandit, i cili është i njohur edhe për kupolat e tij blu dhe minaret, nis rreth 700 vjet para Krishtit, kur qyteti ishte një ndalesë e rëndësishme në Rrugën e Mëndafshit midis Kinës dhe Mesdheut.
Shumica e monumenteve, të cilat ende mund t’i shijoni këtu, u ndërtuan nga sundimtari i lashtë Amir Temur ( Timur) dhe pasardhësit e tij.
Temuri (1336-1405) e bëri Samarkandin kryeqytetin e perandorisë së tij të madhe, e cila shtrihej nga Turqia e sotme moderne dhe Kaukazi deri në Indi.
Perandoria Temurid zgjati nga viti 1370 deri në vitin 1499.
Varri i Amir Temur mund të gjendet në një mauzole të bukur në Samarkand, vetëm një nga shumë vendet tërheqëse ku mund të gjurmohet historia e qytetit.
Bijtë e Temurit dhe nipat e tij janë varrosur gjithashtu në këtë vend, duke përfshirë Ulugbekun, i cili u bë i famshëm për ndërtimin e një observatori në qytet.
Ju mund të shpenzoni orë të tëra duke shijuar pamjen jashtë mauzelumeve, me shumë kënde madhështore për fotografi të përsosura, pasi dielli fshihet prapa kubeve dhe ndriçon mozaikët elegantë.
Por vizitorët duhet gjithashtu të mos harrojnë të shkojnë brenda, për të shijuar perlat e arkitekturës së kohës.
Vlen të vënë në dukje se ky mauzole ishte ndërtuar fillimisht vetëm për nipin e Temurit, Mohammed Sulltanin, i cili u vra në një fushatë ushtarake në vitin 1403.
Por në fund, u bë vendi i fundit i pushimit i Temurit dhe i anëtarëve të tjerë meshkuj të dinastisë së tij.
Varri i Temurit është në mes të dhomës kryesore dhe është bërë nga gurë jeshil i errët, një nga pjesët më të mëdha në botë.
Varret e tjerë i përkasin bijve të Temurit, Shahrukh Mirza dhe Miranshah si dhe nipave të tij, Mohammed Sulltanit dhe Ulugbekut.
Disa prej nipërve të tjerë të mëdhenj janë varrosur aty.
Varri më i madh në mauzoleun në fakt i takon mësuesit shpirtëror të Temurit, Mir Said Baraka. Temuri dëshironte të varrosej në këmbët e varrit mësuesit të tij.
Në Uzbekistan ka interes në rritje për jetën e Temurit dhe trashëgiminë që ai la pas, me shumë monumente dhe muzeume të dedikuara për historinë e tij.
Samarkand ishte edhe kryeqyteti i Republikës Sovjetike Socialiste të Uzbekistanit nga viti 1924 deri në 1930, para se Tashkent ta merrte si kryeqytet.
Megjithatë qyteti mbetet një qendër e rëndësishme kulturore dhe ekonomike dhe është një nga destinacionet më popullore për turistët në vend.
(Përgatiti Pasqyrë.al.)