Salman Rushdie: Gandi, përtej hollivudizimeve dhe ‘shenjtorit perëndimor’  

Filozofia e tij për mosdhunë dhe pasioni i tij për pavarësi,  i hapën rrugën lirisë që rrëzoi kolonializmin. Salman Rushdie e hënë, 13 prill 1998, në “Time”.

Një burrë i hollë indian, jo me shumë flokë, është ulur në një dysheme. Nuk ka veshur asgjë përveç një peceje rreth mesit dhe ka vënë një palë syze të lira.  Po studion një tufë shënimesh në dorën e tij.
Fotografia bardhë e zi ka zënë një faqe të plotë në gazetë. Në këndin e majtë të faqes, është një mollë të vogël. Poshtë saj, shkruhet “Think Different”. E tillë është sot fuqia e biznesit të madh ndërkombëtar. Dikur, një gjysmë shekulli më parë, ky njeri kockëmadh formësoi luftën e një kombi për liri. Por kjo, siç thonë tani, është histori. Tani Gandi është ‘modeluar’ për Apple. Mendimet e tija në të vërtetë nuk llogariten në këtë mishërim të ri. Ajo që ka rëndësi tani është se ai konsiderohet të jetë “një mesazh” në përputhje me filozofinë e korporatës së Apple.

Gandi, siç e tregon fotografia vetë ishte kundërshtar i vendosur i modernitetit dhe teknologjisë, duke preferuar lapsin në vend të makinës së shkrimit, pecen rreth mesit në vend të kostumeve të biznesit, dhe tokën e  pluguar në vend të punishteve. Nëse fjala procesor do të ishte shpikur gjatë jetës së tij, ai me siguri do të kishte gjetur të neveritshme.

“Mendo ndryshe”. Gandi, në rininë e tij një avokat i sofiskituar perëndimor, mundi vërtetë të ndryshojë mendimet e tij në mënyrë më  radikale se shumica e njerëzve. Ghanshyam Das Birla, një nga princat tregtarë që e mbështetën atë, një herë tha: “Ai ishte më modern se unë, por ai mori një vendim të ndërgjegjshëm për tu kthyer përsëri në Mesjetë.”

Gandi sot është bërë abstrakt, ahistorik, postmodern, nuk është më një njeri brenda kohës së tij, por një koncept, një imazh që mund të huazohet, të përdoret, të shtrembërohet, të rishpiket për tu përshtatur me qëllimet e ndryshme.

Filmi “Gandi” i Richard Attenborough, fitues i disa çmimeve Oscar, më ka goditur kur u shfaq për herë të parë, si një shembull i një shenjti perëndimor jo-historik(lexo:mënyra si perëndimi i krijon shenjtorët).
Këtu Gandi ishte mësues feje, urtësia e Lindjes; Gandhi si Krishti, vdes (dhe, para kësaj shkon në grevë urie), në mënyrë që të tjerët të mund të jetojnë. Filozofia e tij e jo dhunës dukej sikur ishte në funksion të turpërimit të britanikëve që ata të iknin; Liria mund të fitohej. Filmi dukej se sugjeronte, se duhet të jesh më i moralshëm se shtypësi, kodin moral i tij e detyron atë të tërhiqet.

Por i tillë është efikasiteti i këtij Gandi simbolik, që filmi megjithë të gjitha thjeshtëzimet e  tij dhe hollivudizimet, pati një ndikim të fuqishëm dhe pozitiv në shumë përpjekjeve bashkëkohore të lirisë. Aktivistët e antiaparteidit në Afrikën e Jugut dhe zërat demokratikë në të gjithë Amerikën e Jugut më kanë entuziazmuar sa i takon efekteve të filmit. Kjo ka lartësuar “Gandin ndërkombëtar” që është bërë totem i forcës reale frymëzuese.(Revista Time/ Përgatiti Pasqyre.al)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *