Tenori i njohur shqiptar përshëndet nga rrjeti gjingad i informimit BBC. “Nga Studio e BBC 3. Për secilin nga ju që nuk pati mundësi të ndiqte dje live intervistën ‘In tune’ me Sean Rafferty, Saimir Pirgu këndon dhe prezanton live për publikun Britanik albumin e ti të ri ‘Il Mio Canto”- lajmërohet në profilin zyrtar të tij në facebook, duke shtuar linkun ku mund të dëgjohet http://www.bbc.co.uk/programmes/b06vs1sd. Ndërkaq vetë BBC, lajmëron në uebsajt se “Sean Rafferty prezanton një miks muzike, bisede dhe arti së bashku me ‘Cecilia String Quartet’ para daljes së tyre në “Wigmore Hall” në Londër për të luajtur muzikë nga Mozarti dhe Mendelsoni. Edhe muzikë live nga tenori shqiptar Saimir Pirgu para prezantimit të albumit të tij ‘Il Mio Canto’. Së fundmi, ai po interpreton rolin e Alfredos në operan e Verdit “La Traviata” në ‘Royal Opera House’ në Londër”.
Pirgu e ka interpretuar “Traviatën” në 22 produksione të ndryshme nëpër botë. Albumi i tij “Il mio Canto” përfshin disa arie që janë pjesë e repertorit të tij, ose pjesë nga operat ‘Luisa Miller’ apo ‘L’Arlésienne’ të cilat janë role që ai po i përgatit për tia shtuar repertorit të tij në të ardhmen. Nga repertori francez ai ka kënduar disa pjesë, ndërsa s’afërmi, ai do të jetë me Faust, Hoffmann dhe mbase Carmen.