Revista ndërkombëtare “L’Opera” i ka kushtuar kopertinën e muajit prilli, artistit shqiptar Saimir Purgu. Ai është pjesë e veprës “Lucia di Lammermoor” të Donizetti-t të vënë në teatrin San Carlo të Napolit gjatë muajit mars. Në kë opera Saimir Pirgu interpretonte rolin e Sir Edgardo di Ravenswood.
Pirgu ka prekur me kohë majat e suksesit. I pranishëm në shfaqje të ndryshme të rëndësishme të teatrove më të mëdhenj të globit, në role kryesore, Saimir Pirgu është një nga tenorët më të vlerësuar. Për këtë arsye, ai është vazhdimisht në qendër të shkrimeve, por edhe personazh kopertinash në median profesionale të muzikës klasike.
Tenori shqiptar ka vazhduar udhëtimin e tij artistik në teatrin Bolshoi të Moskës ku ka interpretuar “La Damnation De Faust” dhe ndërsa ka kaluar edhe në Londër për një shfaqje të rëndësishme, tani po përgatitet për Rigoletto-n që do të interpretojë në Operën Kombëtare Holandeze në Amsterdam.