Sadije Berisha paralajmëron një libër: Martesa me Shkëlzenin e dhimbshme dhe toksike

sadijeSadije Berisha, ish-gruaja e Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës ka dhënë një intervistë ku rrëfen jetën e saj të re pas ndarjes.
Sadija, e cila kur ishte nuse në familjen Berisha i ka ndenjur thuajse larg mediave, u vu në qendër të tyre pas divorcit e pas zyrtarizimit të lidhjes së re të Shkëlzenit. Për gazetën Shekulli, Sadija thotë se po shkruan një libër, por nuk ka thënë nëse bëhet fjalë për receta gatimi apo për një rrëfim të jetës së saj, ku një pjesë e rëndësishme është edhe ajo si nusja e djalit të Sali Berishës.
Sadija rrëfen se martesa me Shkëlzenin ka qenë toksike, ndërsa thotë se çfarë ka shkruar në Facebook ka qenë përtej personales.
Jeta ime ka qenë më e mirë që kur unë hoqa dorë nga martesa e dhimbshme dhe toksike, ku kisha ngecur për një kohë të gjatë. Fatkeqësisht media ka hamendësuar gjithçka unë kam postuar, duke i lidhur ato me martesën me Shkëlzenin dhe të dashurën e tij. Unë e përdor “Facebook”-un për të shprehur mesazhet pozitive, por gjithashtu edhe zhgënjime dhe eksperiencat e shumë grave dhe fëmijëve të tyre. Unë kam qenë gjithmonë e sinqertë dhe kam shkruar nga zemra, jo për të impresionuar, por për të ndarë pjesë nga dita ime dhe vështirësitë e një nëne beqare. Por sigurisht, vetëm unë mund të vendos se si të shpreh hapur veten dhe me ndershmëri, por unë kurrë nuk mund të vendos sesi lexuesit (marrësit e mesazhit) i interpretojnë mendimet apo ndjesitë e mia“, ka pohuar Sadija, e cila ka bërë publike lidhjen e saj të re me një suedez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *