Erenestina Halili
Sa kisha dâshtë me t’dâshtë,
Sa kishe dâshtë me m’dâshtë.
Tash kur t’kqyri, pa m’ kqyrë,
se, pa m’ kqyrë dert nuk ke,
vedit thám: s’di n’ t’ kam dâshtë,
vedit thu- n’ t’kam dâshtë ujem.
Sa kisha dâshtë me t’ dâshtë,
sa kishe dâshtë me m’ dâshtë.
Kah i bjen me râ, rruga jeme,
rrugë tandja, s’i bjen me râ,
se ânxë e rrânxë, s’mund po rrijnë,
se gur e bimë, s’mund po mbijnë.
Veç kisha dâshtë me t’dâshtë,
E di, kishe dâshtë me m’dâshtë.