Sa herë të mendoja e të mendoja ty

Alisa Velaj 
Sa herë të mendoja e të mendoja ty
ish një pemë me shumë yj’ mbi të
e një kohë e kthjellët, e kthjellët,
me aq shumë qiell në muzg e në natë.
Kish qiell, më beso, shumē qiell,
edhe kur terri binte si perdja në skenë
pas aktit të fundit të një tragjedie.
Qiell të kthjellë në ajër, në shpirt, në vjeshtra.
Pastaj ti erdhe
si vezë pashke lëshuar lumit.
Vezë e ngjyer në të kuq perëndimesh,
të një muzgu kur na mbështolli aq shumë kaltërsi.
Erdhe fill pas çastit kur pata filluar
ta harroja pemën me yjet xixues mbi të,
kur harresa u bë ura mes meje e dashurisë.
Aherë ti erdhe si vezë pashke nëpër lumë,
ndërsa një zog i panjohur diku krisi lëvozhgën.
Diku, ku nuk ish mē diku
po bash në degën e pemës së një kohe!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *