Rumania rrezikon skualifikimin nga Eurovizioni për shkak të një borxhi prej më shumë se 10 milionë eurosh që televizioni kombëtar rumun (TVR) ka kundrejt Bashkimit Evropian të Televizioneve (EBU), bëhet sot e ditur nga ky stacion.
”Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian të Televizioneve (EBU) informuan TVR-në se do të zbatoheshin sanksione”, sqaroi TVR-ja në një deklaratë.
“Rumania rrezikon gjithashtu të mos pranohet në skenën e Eurovizionit si dhe të marrë sinjalin satelitor që mundëson transmetimin e kësaj gare”, njoftoi i njëjti burim.
Borxhet e prapambetura kundrejt EBU-s figurojnë që nga viti 2011-2012 sipas TVR-së, që sqaroi se pagesa e fundit është kryer në muajin janar, me vlerë 250 000 euro.