Rudi Erebara mes fituesve të Çmimit Europian të Letërsisë 2017

 

Është hera e dytë që Shqipëria renditet ndër vendet e përzgjedhura për të dhënë Çmimin Europian të Letërsisë, një çmim prestigjioz që starton qysh prej vitit 2009.
Çmimi Europian i Letërsisë (EUPL) është një çmim që shkon për talentet e reja në mbarë Europën dhe që nxjerr në pah pasurinë e letërsisë bashkëkohore europiane, duke tërhequr vëmendjen ndaj trashëgimisë unike kulturore dhe gjuhësore të kontinentit.

Çmimi Europian i Letërsisë organizohet nga Komisioni Europian dhe pikërisht nga një Konsorcium i përbërë prej Federatës së Librarëve Europianë dhe Ndërkombëtarë (EIBF), Këshillit të Shkrimtarëve Europianë (EWC) dhe Federatës së Botuesve Europianë (FEP).
Ky çmim është i vlefshëm për të gjitha vendet pjesëmarrëse në Europën Krijuese, programi i financimit të BE për sektorët kulturorë dhe krijues për vitet 2014-2020.

Konsorciumi për koordinimin dhe dhënien e këtij çmimi, ashtu si edhe në vitin 2014, përzgjodhi sërish Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, me një përvojë 25-vjeçare plot veprimtari serioze, për të organizuar procesin e këtij çmimi në Shqipëri.

Në Çmimin Europian të Letërsisë marrin pjesë gjithsej 36 shtete, të ndara në 3 grupe dhe që përzgjidhen një herë në 3 vjet.
Vendet e përzgjedhura për vitin 2017 janë: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Islanda, Letonia, Malta, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Turqia dhe Britania e Madhe.

12 fituesit e Çmimit Europian të Letërsisë për vitin 2017 janë:

Rudi Erebara (Shqipëria), Ina Vultchanova (Bullgaria), Bianca Bellová (Republika Çeke), Kallia Papadaki (Greqia), Halldóra K. Thoroddsen (Islanda), Osvalds Zebris (Letonia), Walid Nabhan (Malta), Aleksandar Becanovic (Mali i Zi), Jamal Ouariachi (Holanda), Darko Tuševljakovic (Serbia), Sine Ergün (Turqia) dhe Sunjeev Sahota (Mbretëria e Bashkuar).

Falë këtij çmimi, fituesit e deritanishëm kanë arritur të kenë lexues përtej kufijve kombëtarë dhe gjuhësorë, kanë vendosur kontakte në botën letrare dhe veprat e tyre janë përkthyer në shumë gjuhë. Kjo është një mundësi dhe një shtysë shumë e mirë edhe për autorët shqiptarë, por edhe për botuesit e tyre.

Kujtojmë që për herë të parë fituesi shqiptar i këtij çmimi ishte Ben Blushi me romanin “Otello, Arapi i Vlorës.”

received_120332000302713380

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *