-Librat janë si pasqyrat: Nëse një idiot shihet aty, s’mund të presësh një gjeni nga ana tjetër
Thëniet rreth librave të ju do të lexoni më poshtë nuk janë ato më të famshmet. E, megjithatë, ato janë shumë motivuese për të rizbuluar kënaqësinë e leximit.
Pavarësisht se sot ka një debat të madh mes ruajtjes së traditës së librit me kapak dhe atij audiobook apo e-book, shumë njerëz argumentojnë se kënaqësia më e madhe vjen nga ajo që ne lexojmë, jo se ku e lexojmë.
Dallimi i vërtetë, qëndron në qëndrimin tonë ndaj leximit. Gilbert K. Chesterton një herë ka thënë se: “Ka një diferencë të madhe midis një njeriu të etur për të lexuar libra dhe një njeriu të lodhur, i cili do një libër për ta lexuar.”
Pasqyre. al ka përzgjedhur këto thënie mbi librat nga autorë e personazhe të tjerë të njohur, me shpresën se ato do të motivojnë në rizbulimin e kënaqësisë së leximit.
-Vjen një kohë kur ju duhet të zgjidhni mes kthimit të faqes tjetër dhe mbylljes së librit. Josh Jameson
-Nuk do lexoja kurrë një libër nëse do të ishte e mundur të bisedoja një orë e gjysmë me njeriun që e ka shkruar atë. Woodrow Wilson
-Kushdo që thotë ka vetëm një jetë për të jetuar, ndoshta nuk di si të lexojë një libër. Pa autor
-Nëse lexoni vetëm librat që i lexojnë të gjithë, atëherë ju do të mendoni atë që mendojnë të gjithë. Haruki Murakami
-Ka shumë mënyra të vogla sesi të vazhdosh të rritësh fëmijën brenda teje. Dashuria për librat është më e mira. Jacqueline Kennedy Onassis
-Librin që nuk e lexon, nuk do të të ndihmojë. Jim Rohn
-Librat e mëdhenj të ndihmojnë të kuptosh dhe të ndihmojnë të ndjehesh i kuptuar.John Green
-Një libër është një version i botës. Nëse ju nuk e pëlqeni atë, injorojeni ose ofroni versionin tuaj në shkëmbim. Salman Rushdie
-Në një libër të mirë, pjesa më e bukur është mes rreshtash. Proverb suedeze
-Vazhdoni të lexoni libra, por mos harroni se një libër është thjesht një libër dhe ju duhet të mësoni të mendoni vet.Maxim Gorky
-Ndoshta nuk ka ditë më të plota se ato të fëmijërisë sonë, që i kemi kaluar duke lexuar librin tonë të preferuar. Marcel Proust
-Librat që bota i cilëson imoral, janë librat që i tregojnë botës turpin e saj. Oscar Wilde
-Ruaju nga ai që ka lexuar vetëm një libër! Thomas Aquinas
-E vetmja gjë e rëndësishme në një libër është kuptimi që ai ka për ju. W. Somerset Maugham
-Lexoni librat e mirë të parët, ose ndoshta nuk do të keni shans t’i lexoni fare. Henry David Thoreau
-Librat shërbejnë për t’i treguar një njeriu se mendimet origjinale të tij, në fund nuk janë fare të reja. Abraham Lincoln
-Ka krime më të këqija sesa djegia e librave. Njëri prej tyre është mos t’i lexosh. Joseph Brodsky
-Nuk mund të fle nëse nuk jam i rrethuar nga librat. Jorge Luis Borges
-Librat janë si pasqyrat: Nëse një idiot shihet aty, s’mund të presësh një gjeni nga ana tjetër. J.K. Rowling
-Një libër i mirë, nuk ka një fund. R.D. Cumming. /GazetaPasqyre.al
Keto jan disa then he te autoreve te ndrushum per Libra