Pse duhet ta bëjë një njeri një gjë kaq të tmerrshme në librat e klasikëve të dashur?
Caleb Krisp tregon një të shkuar të ligë. Sipas “The Guardian”, ky rrëfim fillon në fëmijëri dhe ka të bëjë me një djalë. 12 vjeç, flokë të errët. Sy kafe. Një mendje më e mprehtë se sëpata e një gjahtari. Për arsye anonimiteti do ta quaj këtë djalë Caleb Whisk. Ose mundësisht Saleb Krisp. Ose, po e quaj Orlando Pudding dhe u mbarua. Orlando i vogël nuk lexonte shumë. Ai preferonte të krijonte histori në kokën e tij. Ishte I mirë në këtë punë, ndaj në klasën e gjashtë mësuesja e tij, e dërgoi atë në bibliotekë dhe i mbushi duart me koleksione librash të famshëm. Orlando i mori librat në shtëpi dhe filloi të lexonte. Libri titullohej “Treasure Island” nga Robert Louis Stevenson. Ai lexonte për personazhe të ndryshme për harta thesaresh, për anije me piratë dhe vrasje. Orlando u fiksua. Leximi ishte gjëja më e mirë që mund të bënte një djalë ulur në kuzhinën e tij. Ai lexonte dhe gjërat në libër shkonin shumë mirë deri në faqet e fundit. Kur ai përfundoi kapitullin e fundit u zemërua dhe tundi kokën. “Ishulli i thesareve” nuk mbaroi siç ai do donte. Orlando ndjehet i tradhëtuar. Ai vendos të grisë pesë faqet e fundit dhe të rishkruajë një fund tjetër për librin. Pesë faqet e rishkruara ai i ringjit në fund të librit pa e vënë re askush. Më pas, e rikthen librin në librari kur rishkrimi i fundit do të kënaqte patjetër një lexues tjetër fatlum. Dhe, ai nuk ndjehej sikur po bënte mëkat, madje mendonte se po e përmirësonte dhe po ndihmonte. Do te doja te thoja se kjo ishte hera e fundit qe ai e beri kete gje: por jo. Ai e beri kete me disa libra, fundet e te cileve ai nuk i pelqente./ Pasqyre.al