Romani “Vajzat e Mjegullës” botohet në Sarajevë

Romani i Namik Dokles, “Vajzat e Mjegullës”, pas promovimit dhe suksesit të tij në Shqipëri tani do të botohet në serbo-kroatisht. Vet deputeti, i cili ka deklaruar se pas përfundimt të mandatit të tij në kuvend do t’i përkushtohet më shumë letrave, shprehet i lumutur për këtë kapërcim të kufijve për “Vajzat e Mjegullës”.

“Lajm i mirë për romanin ” VAJZAT E MJGULLES”…Shtëpia botuese CONNECTUM e Sarajevës po përgatit për botim në gjuhën boshnjake romanin tim, të publikuar në Tiranë pak muaj më parë. Përkthimi është bërë nga profesori i Universitetit te Prizrenit, Sadik Idrizi, ndërsa recensioni dhe redaktimi nga shkrimtari Isnam Taljic, një nga më të njohurit e letërsisë së sotme të Bosnjës”, shkruan Dokle në Facebook. /Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *