Ylli i kinematografisë nuk tërhiqet me deklaratat e tij kundër vaksinës që dyshohet se shkakton autizëm.
Robert De Niro, në një intervistë për Today Show tha se ndihej i penduar për vendimin e marrë për ta hequr nga Tribecka Film Festival, dokumentarin që ngre dyshime për lidhjen mes autizmit dhe vaksinave.
De Niro, i cili ka zbuluar pas debateve se ai vet ka një fëmijë autik, u shpreh se djali i tij, tashmë 18 vjeç, ndryshoi sjellje brenda natës pas bërjes së vaksinës.
“Ka shumë gjëra që nuk janë thënë. Askush nuk dëshiron t’i adresojë këto gjëra. Por ka shumë njerëz që thonë se fëmija i tyre ka ndryshuar brenda natës. Atë thotë edhe bashkëshortja ime (atë çka i ndodhi djalit tim). Si një prind, fëmija i të cilit është autik, unë jam i shqetësuar, dua të di të vërtetën”, tha aktori i njohur.
Dokumentari “Vaxxed: From Cover-up To Catastrophe”, ngre dyshimet se një prej vaksinave për fëmijë nën moshën dy vjeçare, “MMR” shkakton autizëm.
MMR është vaksinë imunizimi kundër fruthit, rubeolës dhe shytave. Ajo është një përzierje e tre viruseve të gjalla dhe aplikohet mes injektimit.