Rituali i sakrifikimit të njerëzve, më i ulët në shoqëritë me mundësi të njëjta

Rituali i sakrifikimit të njerëzve ka luajtur një rol të fuqishëm në ndërtimin dhe ruajtjen e shoqërive të shtresëzuara, pohon një studim i fundit.

Sa më shumë mundësi të njëjta që ofron shoqëria, aq më pak ka të ngjarë që një qenie njerëzore të zgjidhet që të vdesë për të; sa më shumë e shtresëzuar dhe e ngurtë shoqëria, aq më shumë ka ngjasa që dikush nga shtresat  më të ulëta do të përzgjidhet si viktimë sakrifikuese, theksojnë shkencëtarët nga Australia dhe Zelanda e Re.

Ata analizuan të dhënat dhe vëzhgimet e 93 kulturave tradicionale që lulëzuan nga Tajvani në Madagaskar dhe nga Zelanda e Re në Hawaii dhe Ishullin e Pashkëve, për të konfirmuar hipotezën se sakrifica njerëzore “stabilizon shtresëzimin social pasi ai është zhvilluar dhe promovon një zhvendosje në mënyrë rigoroze të sistemit të klasave”.

Ata shtojnë, në letrën e tyre për revistën Nature se : “Ndërsa teoritë evolucionare të fesë janë përqendruar në funksionalitetin e besimeve prosociale dhe morale, rezultatet tona tregojnë një lidhje të errët ndërmjet fesë dhe evoluimit te shoqërive hierarkike moderne”.

Joseph Watts i Universitetit të Auckland dhe kolegët e tij pranojnë se rituali i sakrifikimit të njerëzve është ndeshur në shumë shoqëri të hershme si në ato: gjermanike, arabe, turke, Inuit, afrikane, kineze dhe japoneze dhe ne Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore dhe Jugore.

Por të dhënat arkeologjike jo gjithmonë mund të bëjnë dallimin në mes ritualit të sakrifikimit të njeriut dhe të çdo vdekje tjetë të dhunshme./Pasqyre.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *