Presidenti i Rusisë është duke përdorur kujtesën e Stalinit për të bindur njerëzit e tij që të sakrifikojnë.
“FOREIGN POLICY”, shkruan se Vladimir Putin po përpiqet t’i ngjajë Stalinit, shumë vite pasi Kremlini implementoi destalinizimin.
Në një muze u hap “Qendra Stalin”, e cila pati si qëllim të popullarizonte praktikat që përdoreshin në kohën e Stalinit. Vitet e fundit Presidenti Vladimir Putin ka ecur para në rehabilitimin e monstrave më të mëdhenj të shekullit 20, i trembur nga shkatërrimi dhe frika e mospajtimit, ai ka ngjallur fantazmën e Stalinit për të përgatitur njerëzit për sakrifica.
Protestat e vitit 2013, ndryshuan shumëçka. Ndërsa rusët po shijonin suksesin ekonomik, kishte të tjerë që nuk donin ta linin në pushtet Putinin.
Ai tha se do bënte të pamundurën të provonte se protestat ishin sponsorizuar nga amerikanët ose BE. Me ndihmën e mediave të kontrolluara, Kremlini gjeti një listë me pesë kolumnistë: homoseksualët, të huajt, organizatat dhe aktivistët.
Mesazhi ishte i qartë: Rusia dhe rusët ishin të rrezikuar dhe duhej bashkim për të mbrojtur liderin dhe veten.
Pushtimi i Krimesë u shit si mbrojtje e rusëve të atjeshëm nga neonazistët. Më pas nga Ukraina.
Shumëkush mendoi të hiqte dorë nga disa të mira që t’i shërbejë ripozicionimit të Rusisë në botë. Në këtë pikë Putin përdori bllokun e Stalinit në Luftën e II Botërore, e njohur në Rusi si Lufta e Madhe Patriotike.
Shumë rusë vdiqën përfshirë edhe nga familja Putin dhe provuan humbjet, sëmundjet dhe vdekjen.
Putin po përgatit rrugën për krimet e tija, mëkatet dhe luftërat.
Mjaton të ruajë idenë se ai po luftën për të mirën e Nënës Rusi. Kështu ristalinizmi ka ecur para, me fokus në sakrificat e kohës së luftës.
Ai madje ka rehabilituar edhe marrëveshjen Molotiv-Ribentrop, e cila përforcoi aleancën e shkurtër mes Hitlerit dhe Stalinit, në të cilën ata e ndanë Evropën Lindore mes tyre – të mos harrojmë miliona hebrenjë, polakë dhe të tjerët, që u vranë si rezultat i kësaj.
Librat shkolllorë të historisë kanë ndryshuar. Në një takim me autorët e teksteve, Putin tha se është absurde që disa tekste, thonë se sundimi i Stalinit në Europë ka qenë pushtim.
Ndërsa Stalini rikujtohet ashtu si stërgjyshërit, rusët duken gati për çdo gjë që Putin u kërkon. Ndërhyrjet e tij në Ukrainë e Siri e kanë rifutur Rusinë në bisedimet ndërkombëtare. Dhe nëse ai bind rusët, që çmimi që po paguajnë është i mirë, ajo do të vendosë sa jeton sistemi. (PASQYRE.AL)