Homam al-Ghussein ishte 24-vjeçar kur për herë të parë pa një film në kinema.
Tani, ai thotë se nuk e lë ta humbasë asnjë film. Përse iu desh kaq shumë kohë? Ai jeton në Gaza, ku kinematë u zhdukën 20 vjet më parë për shkak të dhunës.
E për ata që jetojnë atje, kufizimet e ashpra për të lëshuar territorin e tyre e për të ikur diku tjetër për të parë një film do të thoshte diçka jashtë limiteve.
Por tani gjërat kanë nisur të ndryshojnë. Shfaqja publike e filmave ka rifilluar falë një projekti privat të lansuar së fundmi.
“Ishte ndjenjë e mrekullueshme”, ka thënë Ghussein, i cili është arkitekt. “Do të shkoj të shoh secilin film, pavarësisht se çfarë është”. Ai thotë se jeta në Gaza mund të jetë zhgënjyese.
Kufijtë e territorit të Palestinës, vend i cili ka 1,9 milionë banorë, kontrollohen nga izraelitët dhe egjiptianët për çështje të sigurisë, por që kjo kritikohet nga grupet e të drejtave të njeriut dhe vetëm njerëzit me leje të posaçme mund të udhëtojnë jashtë vendit.
“Hamasi”, lëvizja islamike që rifuqizoi ndikimin në Gaza në vitin 2007, pasi që përjashtoi rivalët “Fatah”, ka zbatuar qasje konservative sa u përket radiove dhe kanaleve televizive.
Shumë gjëra që shihen si të papërshtatshme janë të ndaluara, siç janë disa aspekte të kulturës perëndimore.
Po ashtu edhe tri luftëra brenda një dekade dhe bllokadat e shumta kanë lënë enklavat me një infrastrukturë shumë të varfër dhe opsionet e lirisë janë virtualisht joekzistente.
Meqë nuk ka shumë kinema në Gaza, shfaqja e filmave po bëhet një sallë të marrë me qira në ndërtesën që quhet “Red Crescent Society”./ Koha.net