Richard H. Thaler është nderuar këtë të hënë me çmimin Nobel në Ekonomi, për kontributin e tij në ekonominë e sjelljes. Një metodë e analizave ekonomike që bazohet në të dhënat psikologjike të sjelljes së njeriut për të shpjeguar vendimmarrjen ekonomike.
Richard Thaler është aktualisht profesor në Universitetin “Booth School of Business” të Chicagos.
Vitin e kaluar ishin Oliver Hart dhe Bengt Holmstrom, të cilët u nderuan për punën e tyre në përmirësimin e hartimit të kontratave, marrëveshjeve që lidhin së bashku punonjësit me punëdhënësit, apo kompanitë me klientët e tyre.