Për dy dekada, mes filmit të vitit 1982 “An officer and a gentleman” dhe atij të vitit 2002 Chicago, Richard Gere ishte një aktor i suksesshëm dhe shumë i paguar.
Arriti të krijonte e shfaqte aq shumë kimi me Julia Roberts te Pretty woman dhe më pas te Runaway bride, kur Paramount Pictures arriti t’i ribashkonte.
Por më pas diçka ndodhi. Richard Gere papritur nuk ishte më aktori kryesorbi filmave. Edhe pse kjo ndodh me femrat, Gere mbeti në hije por kjo nuk kishte të bënte me moshën, me plakjen.
Kishte arsye tjetër pse Gere lihej mënjanë në Hollywood. Arsyeja ishte Kina: vendi që financon kaq shumë kinemanë amerikanr këto kohë. Por, nuk është koincidencë që Gere që praktikon budizmin tibetian dhe mik për shumë kohë i liderit Dalai Lama, në vitin 1993, në Oscar, doli nga skenari i prezantimit të një nominimi. “Ka filma që nuk mund të bëhen sepse nuk do Kina. Do thonë ‘jo me atë’, tha Gere për Hollywood Reporter. Shtoi se “ka pasur bisedë me dikë që tha se nuk financoj film me ty sepse mërziten kinezët”. Prej vitesh që kur Richard Gere tërhoqi vëmendjen në OSCAR për “situatën e tmerrshme të të drejtave të njeriut në Kinë” ka mbetur në hije.
Më pas ai kërkoi bojkot të Lojërave Olimpike për të ushtruar presion ndaj Kinës që t’i japë pavarësinë Tibetit madje foli kundër Kinës në disa intervista.
Ndërsa ka dalë në disa filma indipendentë, nuk ia ka dalë në të tjerë. “Ishte diçka që do e bëja me një rregjisor kinez dhe dy javë para xhirimeve ai më tha: më fal, por nuk mundem. Bëmë një telefonatë sekrete në një linjë të sigurtë. Meqë njiheshim prej kohësh ai më tha se nëse do punonte me mua, ai dhe familja e tij nuk do lejoheshin kurrë më të dilnin nga Kina as të punonin”.
Gere nuk ka keqardhje për deklaratat që ka bërë. Më në fund dhe më e rëndësishmja është se Gere ka diçka që Hollywood nuk e ka më: Para dhe liri./ Vanity Fair-Pasqyrë.al