Rezarta Reçi: Letër gjyshes…Një rrëfim dashurie

Një letër shkruar (jo nga unë) veç nga dashuria!

– Letër gjyshes-

Ta duash dikë kaq shumë, sa ideja e të humburit të atij njeriu, të të këpusë shpirtin, e kështu, e zhytur në lotët e mia, mendoj: “Ah moj nana nuna, sa ekzistencë e mrekullueshme paske qenë!”

Se si ma fitove qenien time pa shumë mund, apo të paktën e bëre të dukej e tillë?!
Të shoh të shtrirë, robinë e dyshekut, e më dhemb përbrenda, ty, që silleshe nëpër shtëpi si flutur, duarartë dhe e palodhur, e hijshme, me përparësen tënde me lule… dhe ashtu dua të të kujtoj gjithmone. Nuk venitet tek unë asnjëherë shpresa, që një ditë do të vij dhe do të të gjej në kuzhinë, mes tenxhereve të tua të dashura, do më mirëpresësh me atë buzeqeshjen tënde të ndritur, plot energji e dëshirë për jetë. Ke kaluar kaq shumë o nanush…
Një shembull per t’u admiruar, një gjyshe qe me fal dashuri e dije, një shoqe, një krijese sublime, qe nuk diti te jete egoiste asnjehere, po vetem dha nga vetja, nga koha e saj, nga zemra e trupi i saj.

Si ja del valle?! Ne kete bote kaq te korruptuar, ti qendron stoike me vlerat e tua, dhembshurine dhe zemermiresine qe nuk njeh kufij. Si nje peme, qe jep frutat me te embla ne cdo stine, vit pas viti, ti arrin te lesh rrenjet e tua thelle ne zemren e cdo individi.
Me rrite me kaq perkujdesje e dashuri te pakushtezuar, me keshilla te urta…Si nuk u lodhe duke bashkebisedu me durim! Si nuk ia pertoje asnjehere, jo byrekun, jo petullat, jo palacinkat, e nje liste teper e gjate gjerash te tjera te shijshme. Te gjitha bere me dashuri!
Sa here me tregoje per te shkuaren tende te shkelqenin syte…femijerine, punen ne moshe te re, familjen tende, takimin me gjyshin, rrjedhen e jetës tënde… Kujtimet ishin gjeja që kishe më të shtrenjte! E tek të shoh të luftosh për t’i ruajtur, të pakten disa, te paktën ato më prekëset, të paktën më të rëndësishmet, të paktën kujtimet e nënës dhe babait, të paktën disa….me copëtohet zemra.
Jam rritur tashmë dhe kam arritur të kuptoj se te jetosh pergjithmone është një gjë perrallash, thjesht nje fantazi e njeriut te mjere…
Por perjetesia jo. Dhe ne do jemi perjetesia jote o nanush, historite e tua, keshillat e tua, kujtimin tend, dashurine, do i kalojme brez pas brezi. Ti do jesh e perjetshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *