Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka shpërndarë disa këshilla ndërsa sinoptikanët parashikojnë shira të rrëmbyesjëm e përmbytje.
Si duhet të përgatitemi para një përmbytje?!
Para përmbytjes mbroni familjen, komunitetin dhe pronat duke u parapërgatitur për përballimin e saj sipas hapave të mëposhtëm:
– Të praktikojmë me familjen planet e emergjencës dhe evakuimit për të qenë gjithmonë të gatshëm
– Të përgatisim një paketë me ushqime , ujë dhe disa veshje rezervë për të gjithë pjesëtarët e familjes
– Të mbajmë gjithmonë kutinë e ndihmës së shpejtë në vende të sigurta bashkë me dokumentat e rëndësishme për t’i marrë me vete në një moment rreziku
– Të vendosim pajisjet elektrike dhe ushqimet e emergjencës në vende dhe katet e sipërme të ndërtesës ku nuk mund të preken nga përmbytja