Reshat Arbana feston ditëlindjen, urime për artistin e madh

Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Reshat Arbana sot mbush 76 vjeç

Arbana lindi më 15 shtator të vitit 1940 në Tiranë dhe njihet për kontributin e madh që ka dhëne në kinematografinë dhe në teatrin shqiptar. Ai është cilësuar si një nga aktorët me popullorë te kinemasë shqiptar dhe numëron mbi 35 role. Aktori Reshat Arbana ishte pjesë e trupës artistike të Teatrin Kombëtar që prej vitit 1977 dhe deri sa doli në pension.

Rolet më të spikatura të aktorit janë : Prefekti në filmin «Gjeneral gramafoni”, Bimbashi në filmin « Liri a vdekje”, Isa Boletini në filmin « Nëntori i dytë” , Ahmeti në filmin « Dora e ngrohtë », Adnani në filmin « Hije që mbeten pas » , Aliu në filmin « Binarët » etj.

Në maj të vitit 2004 Reshat Arbana u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve. Më 7 tetor të vitit 2011 Presidenti i Republikës, Z. Bamir Topi e nderoi aktorin e mirënjohur të skenës shqiptare me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Më 26 Nëntor të vitit 2011 në koncertin “Nëntori II” , organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare, me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Reshat Arbana u nderua në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me çmimin “Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *