REPORTAZHI: Gadishulli i Jukaktanit, kultuara Maya, Chich’en Itza dhe ca gjëra që nuk shpjegohen dot

Nga Avis Gjyshja, TemA

– Nga fundi i viteve 70 kur une ishja akoma student universiteti, ne kinemate e Tiranes u shfaq filmi “Udhetare nga Kozmosi”. Impakti i ketij filmi ne qarqet shkencore e intelektuale te kohes ishte i jashtezakonshem.

Ky film bazohej ne librin “Chariots of the Gods” (Kaloshinat e perendive) te nje hotelieri zviceran qe quhej Erich von Daniken i cili mundohej te provonte (vazhdon dhe mundohet edhe sot me serialin televiziv “Ancient Aliens” qe eshte dhe seriali me i ndjekur i te gjitha koherave, ne kanalin televiziv History Channel) se toka mund te kete qene vizituar nga qenie jashte tokesore te cilat krahas te tjerave prune ketu dhe eksperiencen e tyre. Ne historine njerezore ka pasur dhe ka gjera te cilat nuk shpjegohen dot akoma se si kane ndodhur pervecse duke pranuar nje eksperience jashte tokesore (dmth te ardhur nga kozmosi) ose nje nivel zhvillimi te njerezimit ne te shkuaren, me te madh se sa ai qe ne njohim!

Rinia dhe inteligjencia e vertete e Tiranes dhe e gjithe Shqiperise se asaj kohe ishte tmerresisht e lodhur e gati depresive ne ate merzi gjithe perfshirese te krijuar nga mungesa e lirise dhe e informacionit. Besoj se dhe per kete arsye rinia dhe inteligjencia e kohes e mori kete film si i eturi i shkretetires ujin… Por shpejt propaganda nxori nje shkrim te pare (me duket se nga nje ish pedagog i Fakultetit te Shkencave te Natyres) i cili akuzonte filmin se hidhte poshte teorine Darviniane te Evolucionit. Kaq u desh dhe ne mos qofsha gabim une nuk degjova me qe ai film te cfaqej ne ndonje kinema tjeter.

Por ai film, te pakten per mua, ngeli gjithe jeten ne mendjen time.

Dhe ne ate film krahas shume gjerave te tjera flitej dhe per pikepyetjet e medha qe vinin nga qyteterimi Maja (Maya) e Aztek (Aztec) ne Ameriken Qendrore, pikepyetje qe i bejne edhe sot e gjithe diten shkencetaret e njerezit e ditur te kesaj bote te kruajne koken ne pamundesine e nje shpjegimi bindes ne menyren klasike te studimit e shpjegimit te historise.

……………………………………………………………….

Per mua Riviera Maya e Jukatanit (Jucatan) eshte vetem tre ore fluturim larg nga aeroporti i Detroitit te shtetit te Michiganit per ne Kankun (Cancun) te Meksikes, qytet ky i cili gjendet ne piken me lindore te ketij gadishulli.

Vete Jukatani eshte nje gadishull i stermadh veriu i te cilit nga veriu laget nga ujrat e gjirit te Meksikes, ndersa ne jug – juglindje laget nga Deti i Karaibeve. Eshte vend me vere te perhereshme dhe qe shpesh goditet dhe nga hurrikanet qe vijne nga Oqeani Atllantik. Eshte me reliev pothuaj te sheshte, pa male e kodra, i mbuluar pothuaj teresisht nga xhungla, pak i zhvilluar ne brendesi, kurse ne brigjet e tij kapitali i madh, kryesisht ai amerikan, duke filluar nga vitet 70 e ketej, ka investuar shume per turizmin gje e cila ben qe e tere ekonomia e gadishullit te jete e orientuar ne menyre shume te sukseseshme ne kete drejtim. Duhet theksuar se pervec te tjerave, nje rol shume te rendesishem per gadishullin e Jukatanit luan edhe turizmi arkeologjik. Nje gje per tu ditur eshte se temperaturat e ujit te Detit te Karaibeve nuk zbresin kurre nen 26 grade Celsius e as ngrihen asnjehere mbi 28. Rera e bardhe dhe e imet koraline mbulon mijra kilometrat e ketyre brigjeve, ndersa bluja e hapur e ujrave te kristalta pas rripit te plazheve me te frekuentuera ne bote i le vendin te gjelbres gjithevjetore te xhungles qe mbulon pothuaj gjithe vendet e Amerikes Qendrore.

Nevojiten dicka mbi 1000 dollare ne jave per person, perfshi fluturimin e akomodimin, hotelet, ushqime nga cfaredo lloj guzhine e botes qe te kerkosh, pije te te gjitha llojeve, aktivitete te organizuara nga resortet, te gjitha pa limit dhe te gjitha te perfshira ne kete cmim. Deti eshte aq i paster sa kurre ne asnje vend tjeter, plazhet me rere te imet e te bardhe koralore, pastertia ideale dhe qetesia e kultura e sherbimit sa nuk mund kurrsesi te jete me e mire se kaq. Per keto aresye kaq ndjellese, midis pushueseve nga e gjithe bota, edhe shume shqiptare te Shteteve te Bashkuara frekuentojne brigjet jug lindore te Jukatanit per pushime.

Ndryshimi per mua eshte se une keto lloj pushimesh preferoj ti ndaj dhe me udhetimet thelle ne xhungel neper zonat arkeologjike, duke “denuar” ndonjehere dhe njerezit e mij si dhenderrin apo gruan, e nganjehere dhe ndonje shok qe te me ndjekin ne mbreterine e heshtur te mistereve te atyre koherave kur kulturat Maja e Azteke shkelqenin me madheshtine e tyre.

Rreth 50 vjet me pare, rasti e pruri te lexoja nje liber te nje formati te vogel qe titullohej “Aventurat e Gjarperit me Pende” ne te cilin flitej per Azteke e Maja qe jetonin ne rajonet e Amerikes Qendrore. Ky ishte ngacmimi im i pare per kulturat e ketyre rajoneve, ngacmim i cili me kalimin e viteve u ndryshua e u perforcua nga te tjera lexime apo filma qe i ndesha ne rrjedhen e jetes.

Ne Jukatan treten e shkrihen me njera tjetren kulturat spanjolle e Maja, bashkejetesa e te cilave ne fakt eshte shoqeruar dhe me lumej gjaku. Te bardhet e pare kane shkelur ne Jukatan ne vitin 1511 kur nje nga anijet e Diego De Nicuesa u mbyt dhe dy marinare te saj mbijetuan derisa sa me 4 Mars 1517 u gjeten nga njerezit e Francisco Hernandez de Cordoba te cilet shkelen ne bregun e Jukatanit duke ardhur nga Kuba. Francisco Hernandez de Cordoba njihet si Konkuistadori i pare i Jukatanit dhe data 4 Mars 1517 ngeli si data zyrtare e zbulimit te gadishullit. Emri Jukatan erdhi nga ajo qe nje vendali Maja tha ne pergjigje te pyetjes qe spanjollet e pare i bene atij. E pyeten se si quhej ky vend dhe ai tha “Jukatan!”, qe ne gjuhen Maja do te thote “ nuk kuptoj !”. Dhe kete spanjollet e moren per emrin e gadishullit dhe e shenuan si te tille.

Me vone spanjollet prune ketu kulturen e tyre, ndryshuan dhunshem fene, ndryshuan emrat e qendrave te banuara, themeluan qendra te reja dhe sot krahas emertimeve me emra vendase kemi dhe qytete e vende te shumta me emra spanjolle si psh Merida, Puerto Morelos, Playa del Carmen , Valladolid e shume te tjere. Gjuha zyrtare eshte spanjishta por ne Meksiko fliten rreth 61 gjuhe te ndryshme me rrenje nga ato te indigjeneve te para Kolombit. Ne Jukatan flitet edhe gjuha e njohur si Yucatec Maya, qe eshte ne fakt nje nga gjuhet e vjetra Maja.

Si askund tjeter ne Jukatan, per arsye te natyres se shkembinjeve gelqerore qe treten nga ujrat, jane tipike lumejte nentokesore dhe puset gjigande natyrale qe vendasit i quajne Cenote-s. Keta puse qe jane kryesisht te permasave dhe thellesive te medha ngjallin shume kuriozitet tek njerezit, jo vetem per bukurine dhe permasat, por dhe per arsye te lidhjeve me historite e flijimeve njerezore tipike me kulturen Maja.

Te vizitosh rrenojat arkeologjike te kulturave te Amerikes Qendrore sot eshte shume me e lehte se disa vite me pare. Per shume nga ato, qeverite e shteteve respective, kane investuar duke bere te mundur qe disa prej tyre te jene te arriteshme me ndihmen e rrjetit rrugor i cili duhet thene qe eliminon vuajtjet e ferrit per kalimin permes xhungles. Personalisht kam vizituar disa nga keto qendra arkeologjike.

Sidoqofte qendra me e madhe arkeologjike, me me shume per te pare e per tu habitur, por dhe me e dashur per mua e per te cilen do te tregoj edhe ketu eshte Chech’en Itza.

………………………..

Chich’en Itza gjenden ne mesin e xhungles ne pjesen lindore te Jukatanit. Hyn ne nje nga 7 mrekullite e reja te botes dhe eshte nje ish qytet pre-columbian i ndertuar nga Majat, nje qytet qe ka lulezuar ne periudhen midis viteve 600 dhe 1200 pas Krishtit, dhe qe eshte braktisur, per arsye jo shume te qarta pothuaj dy shekuj para se te bardhet te shkelnin ne keto zona. Nga statistikat del qe Chich’en Itza sot, vizitohet nga rreth 1.4 milion turiste ne vit, duke gjeneruar keshtu nje impakt te jashtezakonshem pozitiv ne ekonomine e shtetit te Jukatanit.

Une do kaloj shkurt ne disa nga ceshtjet e objektet me te spikatura te saj.

-Tempulli Kukulkan

Me se pari kur shkon ne Chech’en Itza, veshtrimin ta rremben tempulli Kukulkan, nje piramide e vertete e quajtur si “El Castillo” nga spanjollet. Sot eshte e vertetuar se ky tempull eshte rindertuar mbi nje tempull para egzistues qe gjendej ne te njejtin vend.

Ne fakt tempulli Kukulkan eshte nje kalendar gjigand prej guri dhe emri Kukulkan eshte emri i njeres nga perendite Maja e perfytyruar si nje gjarper gjigand me pupla. Ne xhunglen e Amerikes Qendrore gjendet dhe sot nje zog relativisht i madh qe quhet Quetzal, mashkulli i te cilit ka nje bisht mbi nje meter te gjate, shume te bukur, ku perzjehen kryesisht e gjelbra dhe bluja dhe qe kur fluturon duket si nje gjarper ne levizje. Ne disa variante Kukulkan thirret edheme emrin tjeter Quetzalcoatl, qe do te thote “gjarper me pupla”. Dhe duket qe nga ky zog Majat moren dhe idene e perendise gjarper e cila u quajt si Perendia Kukulkan.

Piramidat e Majave nuk jane varre sic jane piramidat e Egjyptit (ne traditat Maja te vdekurit digjeshin) por jane thjesht dhe vetem objekte kulti qe luanin nje rol te jashtezakonshem ne jeten e asaj kohe. Ne trupin e “El Castillo -s”, pra te Tempullit Kukulkan, ndertuesit kane realizuar konstruktivisht imazhin e gjarperit me pende. Koka e tij e gdhendur ne gur, prek token ne bazen e piramides, ne pjesen verilindore te tempullit , ndersa trupi i tij kalon mbi tempull nga njera ane ne tjetren. Ndertimi i tempullit pervec te tjerave, eshte realizuar ne menyre te tille qe te demonstroje fizikisht kalendarin Maja te quajtur Haab. Ky kalendar (i cili eshte i njohur ndryshe dhe si kalendari i ciklit menstrual te grave apo i riprodhimit) kishte 18 muaj me nga 20 dite seicili dhe nje muaj me vetem 5 dite qe quhej Vayeb (18 x 20 + 5 = 365 dite).

Vayeb ishte muaji i frikes, i tmerrit dhe i fatkeqesive dhe ata njerez apo kafshe qe lindnin ne 5 ditet e muajit Vayeb ishin te paracaktur per tu sakrifikuar (vrare) neper ceremonite fetare per nder te perendive te asaj kohe. Ne keto pese dite, ndersa prifterinjte Maja kryenin rite fetare per te ulur efektet e keqija, njerezit te trembur rrinin te mbyllur e nuk dilnin fare jashte shtepive. Sidoqofte i gjithe viti Haab ka 365 dite. Dhe tempulli ka 364 shkalle plus 1 kulle dhe te gjitha bashke bejne 365. Ne majen e kulles ka 5 dhembe qe jane per te kujtuar ditet e keqe te muajit Vayeb. Ky lloj kalendari nuk kishte Leap Year, qe ne kalendarin tone eshte njehere ne kater vjet kur Shkurti ka 29 dite (dhe viti 366 dite). Pra midis dy kalendareve, tonit dhe atij Maja, kemi diferencen e nje dite ne kater vjet qe ne kalendarin tone eshte dita e 29 e muajit Shkurt. Dhe vetem nga kjo arsye, muajt Maya gjate nje periudhe shume te gjate kohe fillonin te mos perputheshin me me stinet. Majat e dinin kete dhe cdo 52 vite benin 13 dite feste (kaq dite ishte diferenca midis kalendarit qe ne perdorim sot dhe atij Haab sepse muaji Shkurt ne kalendarin tone ka 29 dite njehere ne 4 vjet; pra 13 here ne 52 vjet). Ishte si pune cikli per te rifilluar nga e para perseri. Ne keto festa Majat shkaterronin cdo gje te vjeter (rroba ,shtepi etj.) per ti pasur te reja prej ketij momenti e tutje.

– Ditet e ekuinoksit dhe iluzioni i gjarperit ne levizje.

-Vetem ne dy dite te vitit dhe pikerisht ne ditet e ekuinoksit pranveror dhe atij vjeshtor (kur dita barazohet me naten) drita e diellit qe bie ne shkallaren verilindore, si rezultat i hijes qe krijojne dhembet e shkalleve te piramides te cilat perfaqesojne muajt e kalendarit Haab, krijon figuren (imazhin) e gjarperit Kukulkan qe ne kete moment duket sikur vertet po zbret ne toke.

Ditet e ekuinoksit ishin festa te jashtezakoneshme ne Chech’en Itza dhe ceremonite e rastit drejtoheshin nga prifterijte Maja. Nqse ndodhte qe ne ditet e ekuinoksit te ishte kohe e vrenjtur dhe pa diell (pra nuk krijohej dot iluzioni i gjarperit ne piramide) kjo merrej si zemerim i perendise gjarper Kukulkan, gje e cila mund te qetesohej vetem me me shume gjak e kurbanesh njerezore qe thereshin ne Tempullin e Luftes ngjitur me piramiden.

-Fenomeni akustik qe krijon zerin e zogut Quetzal.

-Ky eshte nje tjeter fenomen i pashpjegueshem se si ka qene e mundur qe projektuesit dhe ndertuesit e Tempullit Kukulkan te mund te parallogarisnin dhe realizonin praktikisht kete. Shkencetaret e sotem vetem sa kane provuar qe ky fenomen nuk eshte nje rastesi e jashtezakoneshme. Ata insistojne pa asnje mundesi dyshimi se ky fenomen ka qene I parallogaritur. Por as sot, megjithe nivelin shume te avancuar te zhvillimit kompjuterik , nuk eshte bere e mundur te shpjegohet se si Majat e realizuan kete. Fenomeni ne fjale eshte akustik dhe krijohet nga arkitektura e zbatuar e tempullit. Nqse perplas duart, pra duartroket sic i themi ne, kur gjendesh prane piramides, ne pjesen verilindore te saj, atje ku koka gurte e gjarperit prek token, veren qe jehona e duartrokitjes te kthehet nga maja e tempullit e forte dhe e transformuar ne zerin e vecante te zogut Quetzal, imazhi, zeri dhe puplat e te cilit sic thame edhe me lart jane ne fakt imazhi, zeri dhe veshja e perendise gjarper Kukulkan. Kete fenomen te habitshem e provojne te gjithe turistet qe vizitojne Chich’en Itza. Kuriozet mund ta shikojne te dokumentuar ne shume video te postuara dhe ne Youyube.

– Fusha e lojes me top (Ballcourt)

Ne fakt, ne zonen arkeologjike te Cheche’n Itza jane identifikuar 13 fusha loje te kesaj natyre, por Ballcourt, per te cilen une po tregoj, eshte me e madhja dhe gjendet me afer tempullit Kukulkan. Ne ato kohera, por edhe sot, ne vendet e Amerikes qendrore luhej e luhet nje lloj loje me nje top qe peshon mbi 3 kg te bere prej kaucuku natyral. Ne pjese te ndryshme te Amerikes Qendrore njhet me emra te ndryshem. Ndersa ne gjuhen Jucatec Maya qe perdoret akoma ne Jukatan njihet me emrin “pokolpok”. Loja luhej e luhet me dy skuadra dhe me rregulla te caktuara. Qe te shenoje gol (une po e quaj “gol” se nuk di cfare emri kishte dhe ka) duhej te kaloje topin ne vrimen e nje rrethi te ngurte te montuar ne mur disa metra mbi toke. Ballcourt eshte rreth 135 metra e gjate dhe rreth 65 metra e gjere. Nga te gjitha anet mbyllet me mure te cilat kane lidhje me tempujt. Ne muret perballe pjeses gjatesore rrinin personat e rendesise se vecante, ndersa ne ato anesore populli.
Interesante eshte se ne cdo mbarim te loje flijoheshin (beheshin kurban, vriteshin) lojtare. Kjo provohet nga vizatimet e lena ne muret rrethuese te Ballcourt, vizatime te cilave edhe une u bera disa foto me aparatet e mija.. Disa studiues thone qe ekzukutohej kapiteni fitues, te tjere thone ai humbes e ca te tjere flasin per ekzekutime te te gjithe skuadres humbese. Ne ate kohe kishte ekzekutime qe konsideroheshin ndere e privilegje dhe ai qe ekzekutohej ne kete menyre, sipas besimeve Maja, per te shkuar ne parajse i kalonte menjehere te kater shkallet e pasvdekjes ne nje kohe qe te vdekurit e zakonshem duhej te prisnin shume. Prandaj dhe mendohet se i flijuari mund te ishte dhe kapiteni fitues.

– Tempulli i luftetareve

– Gjendet ngjitur dhe me ne lindje juglindje te tempullit Kukulkan . Ne lartesine e siperme te tij kryheshin flijimet per nder te perendive. Guri mbi te cilin shtriheshin dhe ekzekutoheshin njerezit (rober lufte, te denuar, te lindur gjate muajit Vayeb etj) eshte akoma atje. Po keshtu ne gjendje shume te mirembajtur eshte dhe skulptura e Chacmool, lajmetarit te zotit (messenger). Zemra e te sapoflijuarit qe shkulej nga trupi i viktimes mundesisht per se gjalli dhe akoma e ngrohte e duke rrahur, vendosej ne nje mbajtese si pjate e gdhendur mbi barkun e Chacmool dhe digjej atje per nder te perendive te kohes. Turmat e njerezve qe asistonin keto lloj ceremonish qendronin ne sheshin midis dy tempujve.

– El Caracol, Chichen Itza

– Ky eshte nje objekt i pashoq ne gjithe trashegimine e kultures Maya. Datohet si i ndertuar ne vitin 906 pas Krishtit.

El Caracol ka qene nje Observator Antik i perdorur nga Majat per studime kozmike. Astronomet Maja duket se njihnin ne menyre te habiteshme qe Venusi lindete ne perendim e perendonte ne lindje ne kohe te ndryshme te vitit dhe cikli perseritej per 584 dite qe eshte dhe viti Venusian. Dinin qe 5 cikle te tilla te Venus ishin te barabarta me 8 vite diellore qe njohim ne. Besohet se Majat njihnin dhe kishin interes per 29 fenomene te ndryshme kozmike sic jane eklipset, ekuinokset etj. Per fat te keq nje pjese e ketij objekti kaq te pashoq eshte prishur dhe nuk mund te rindertohet me, duke hequr keshtu dhe mundesine per nje informacion me te gjere rreth njohurive kozmike te Majave. Sidoqofte eshte e absolutisht e pashpjegueshme se si Majat kishin arritur nivele te tilla njohje ne fushen e astronomise.

– Pusi i shejte (Sacred Cenote)

Ne gadishullin e Jukatanit ka mijra puse gjigande natyrale qe vendasit i quajne Cenote dhe qe jane gerryerje vertikale miliona vjecare, me se shumti ne forme gati cilindrike te formacioneve shkembore te kesaj zone. Shume te thelle e shume te gjere, shumica te mbushur me uje te embel. Pervec rezervave ujore te ujit te pishem qe afrojne, krijojne tek vizitoret frike e habi me permasat e te panjohurat e thellesive te tyre. Sacred Cenote, pra Pusi i Shejte qe eshte prane tempullit Kukulkan perdorej per sakrifikime njerezore si dhurata per perendine Chaac qe kontrollonte shiun e ujrat. Studimet e sotme (si zhytje eksploruese etj) kane provuar qe ky pus i llahtarshem ka ne thellesi te tij shume mbetje njerezore nga te sakrifikuarit e asaj kohe, kryesisht femra te moshave 10 deri 13 vjec dhe qe besohet se i takojne atyre qe lindnin gjate muajit 5 ditor Vayeb.

…………

Mund te shpenzosh shume kohe ne Chichen Itza, mund te vizitosh edhe te tjera objekte te lena mbas nga Majat, te ndeshesh me plot gjera te cuditeshme e te pashpjeguara nga historia e tyre, dhe me e pakta eshte se do te habitesh para faktit se Majat kishin njohuri te jashtezakoneshme ne matematike, astronomi, ne fenomenet dhe perllogaritjet akustike, ne arkitekture e te tjera. Mayat ne fakt ishin te vetmit nga autoktonet e ketyre viseve qe kishin dhe nje alfabet dhe qe shkruanin.

Po keshtu mund te flasesh gjate per kulturat e tjera te Amerikes Qendrore. Mund te ecesh neper qytetin inkas Machu Picchu ne lartesite e Andeve te Peruse dhe te shokohesh nga pse-te dhe si-te akoma te pashpjeguara te ketyre lloj ndertimesh. Mund te vrasesh mendjen pa derman e mund te pyesesh asnjehere i qetesuar se pse dhe si ishte e mundur qe guret 200 tonesh te perdorura per ndertimin e mureve te taracave te Saksaywaman ne Cusco te Peruse jane levizur e gdhendur ne ate menyre, gje qe ne me asnje mjet te sotem nuk e arrijme dot?! Mund te pyesesh pa patur kurre nje pergjigje te sakte se cfare ishte vertet harta e Piri Reis e plot e plot “cfare” e “pse” te tjera te pafundeme nga historia e njerezimit ne kete toke.

…………………………………………….

…..Dhe kthehem mbrapsht e mendja me shkon perseri tek filmi i viteve te rinise “Udhetare nga Kozmosi” dhe e ndjej qe pyetjet vetem se me jane shtuar….

Duket qe e kaluara jone eshte shume me teper interesante nga sa ne besojme. Une jam skeptik te besoj per shkembime eksperiencash me jashtetokesore te ardhur nga kozmosi, dhe as qe e bej dot ekspertin per kete hipoteze. Megjithate per arsye qe s’me bejne aspak te vecante nga te tjeret, besoj plotesisht ne ekzistencen e jetes ne kozmos dhe e quaj fakt qe ne nuk jemi te vetem nen keto qiej te pamatshem.

Por a thua se vertet keta banore te tjere te kozmosit prune eksperiencat e tyre ne toke?!

A thua per kete aresye ne banoret te sotem te ketij planeti, megjithe nivelin e jashtezakonshem te arritjeve shkencore qe kemi ne dispozicion, kruajme koken me pamundesine e te kuptuarit e te shpjegimeve bindese te shume fenomeneve e arritjeve te asaj kohe!?

Une keto nuk i di.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *