Regjisorja Doresi i përgjigjet Jul Dedës: Ofendove 10.000 spektatorë, jo mua

Regjisorja Elma Doresi ka reaguar pas një shkrimi kritik që aktori Julian Deda ka bërë për shfaqjen “Zbutja e Kryeneçes”.
Duke u prononcuar shkurt për Blitz, Doresi thotë se përgjigjur se nuk donte të prononcohej fare për këtë histori, sepse nuk ia vlen. Ajo u mjaftua duke thënë se e vetmja gjë që ndjen t’i thotë publikut dhe lexuesve të Blitz është që me atë shkrim nuk është fyer aspak Elma vetë apo trupa e aktorëve, por janë fyer dhe është vënë në dyshim intelekti i 10.000 artdashësve, mes të cilëve edhe kritikë arti, personalitete nga fusha të ndryshme të jetës artistike, kulturore dhe asaj politike të vendit. “Unë do të vazhdoj punën time, atë që di të bëj më mirë. Fjalët boshe nuk janë pjesë e imja, ndaj nuk do t’u jap kurrë rëndësi”, – e ka mbyllur prononcimin regjisorja Doresi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *