
Regjisori Mit’hat Fagu dhuroi sot per Arkivin e Filmit materiale te rralla nga puna e vet kerkimore per realizimin e filmave te tij artistike e dokumentare, bocete te afishes se filmit Prita, skica dhe zberthime skenaresh nga detyrat e kursit per regjisor prane institutit VGIK ne Moske dhe shume materiale te tjera te vlefshme per studiuesit qe plotesojne profilin e Fagut si artist.
“Urojme qe edhe kineaste te tjere te ndjekin kete shembull per te dorezuar prane AQSHF-se arkivat e tyre personale per pasurimin e bibliotekes dhe fototekes dhe venien ne sherbim te studiuesve dhe publikut”, shkruan faqja e Arkivit.