Bertolucci, Tornatore e Sorrentino janë pritur dje nga Mateo Renzi, ndërsa regjisori që ka marrë çmimin “Oscar” për “La vita è bella” ka bërë shaka me mediat.
“Statujat e mbuluara? Renzi na ka pritur shumë mirë. Na ka pritur nudo pas skandalit me statujat. Unë jam mik i Rohanit dhe e kanë mbuluar edhe për mua”.
Kjo ka qenë deklarata e Robetto Benigni, sapo doli nga pritja ku ishte i pransihëm bashkë me kolegë të tjerë, regjisorë, të gjithë fiutues të çmimit Oscar: Bernardo Bertoluçi, Giuseppe Tornatore, Roberto Benigni, Paolo Sorrentino.
Ata ishin në një takim në “Palazzo Chigi” me Presidentin e Këshillit, Matteo Renzi(kryeministri italian).
Mes të pranishmëve ka qenë edhe ministri i Kulturës, Dario Franceschini. Arsyeja e takimit është e rëndësishme: një ligj i ri për kinemanë, nismë e Partisë Demokratike.
Protagonisti i vërtetë i takimit, megjithatë, ishte Benigni, i cili me gazetarët nuk u kursye dhe pas shakasë me “Renzin e zhveshur” para se të linte Pallatin Chigi iu përgjigj me ironi pyetjeve të përgjithshme mbi situatën politike italiane dhe mbi sindikatat: “Ne do të bëjmë një sindikatë të tre: unë, Sorrentino dhe Tornatore. Do të shkojmë të jetojmë së bashku”