Video e rëndë e publikuar sot nga Jeta Osh qejf, ku një i ri urinon në fytyrën e shokut të tij dhe ku e shan me një fjalor të tëndë rruge është komentuar nga shumë gazetarë dhe persona publik. Pasqyrë.al ka mbajtur qëndrim kritik mbi publikim e saj nga media, ndërsa Olti Curri shkruan se këtë gjë nuk e bëjnë as qentë. Ai shton se prindërit e fëmijëve dhunues, më mirë të mos jenë gjallë që të shohin se ç’përbindësha po rritin dhe si kanë dështuar në edukim.
“Adoleshentë që dhunojnë moshatarin e tyre, duke u urinuar në koke teksa e regjistrojne me celular…!!! Uroj prinderit e tyre te mos jene gjalle qe te mosh shohin si kane deshtuar fatalisht ne edukimin e femijeve te tyre…as qente nuk e bejne kete”, shkruan Olti në blogun e tij në Facebook, e që është pëlqyer nga mbi 2000 njerëz.