Mbyllja ose kontrolli i gazetës opozitare turke “Zaman” nga qeveria e Rexhep Tajip Erdogan, ka pasur reagim ndërkombëtar. “Turkish Weekly” raporton se “Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se vendimi është i fundit i një serie veprimesh shqetësuese gjyqësore të marra nga qeveria turke”.
Ndërkaq, OSBE-ja, Këshilli i Evropës, Freedom House, Amnesty International, ‘Reporterët pa Kufij’ dhe organe të tjera kombëtare dhe botërore të gazetarisë i kanë dënuar fuqishëm këto zhvillime. Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) u ka bërë thirrje udhëheqësve të BE që të mos “heshtin”.
Gazeta më e madhe e Turqisë është marrë në kontroll nga shteti, i cili të premten pasi ka shkarkuar drejtuesit e gazetës, ka emëruar një grup që ta administrojë atë, në vijim të një vendimi të gjykatës në fillim të javës.
“Zaman” është e lidhur me lëvizjen e Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja akuzon për komplot e “grusht shteti” kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe kundër qeverisë.
Policia bastisi zyrat e “Zaman” të premten. Pamjet e mediave ndërkomëbatre treguan oficerët që kishin përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues që ishin mbledhur para redaksisë.
Në versionin anglez të “Zaman”, në “Today’s Zaman” shkruhet se Turqia po kalon “ditët e saj më të errëta sa i përket lirisë së shtypit”. Komenti i mësipërm ka pasur shumë ndjekës dhe ëshët shpërndarë gjerësiht në mediat sociale.
Disa muaj më parë, autoritetet turke arrestuan gjithashtu mund Dundar dhe Erdem Gul, gazetarë nga gazeta ‘Cumhuriyet’. Të dy do të gjykohen më 25 mars. Përgatiti:Entela Hoxha/Pasqyrë.al