Rasti i rëndë në TK/ Ironia e gazetares Nikolli: S’mbetet tjetër veç të thuhet se gazetari doli në skenë dhe i kapi aktorët për fyti

shehu culiNgjarja e rëndë e ndodhur në ambientet e Teatrit Kombëtar, ku drejtori i këtij tetari njëkohësisht dhe regjisori i shfaqes “Tri Motrat”, Hervin Çuli u konfliktua me gazetarin Eni Shehu ka ngjallur reagime të forta në rrejtet sociale.

Pavarësisht qëndrimit të vet Çulit se ai e nxorri jashtë gazetarin pasi po shqetësonte aktorët në skenë, të pranishëm kanë qenë edhe gazetarë të tjerë, të cilët po ndiqnin provat gjenerale të shfaqjes.

Një prej dëshmitarëve që ka qenë duke parë pjesën së bashku me gazetarin Eni Shehu, ka qenë dhe Fatmira Nikolli, gazetarja e kulturës në GSH.

Nikolli me dy statuse në Facebook ironizon gjithë pretendimin e drejtorit Çuli, sipas të cilit gazetari qe i droguar dhe gjithë kohën ngacmonte aktorët në skenë.

Unë nuk e pashë çastin kur ndodhi përplasja mes drejtorit të teatrit dhe gazetarit të Abc-se sepse isha jashtë. Por, gjatë shfaqjes, ndryshe nga ç’prentendon drejtori, Eni Shehu nuk ishte as i dehur, as i droguar. Nuk ka nxjerrë asnjë fjalë nga goja, nuk i ka ngacmuar artistet dhe nuk ka bërë asnjë lëvizje. Këtë e them me siguri të plotë-pasi dy orët e para të shfaqjes derisa e nxorën jashtë, Eni ishte ngjitur me mua, aty në radhën e parë.” shkruan Nikolli.

Gazetarja e kulturës Fatmira Nikolli më tej shkruan se manipulimi i opinionit publik është i frikshëm.

“Pritet nga çasti në çast, të thuhet se gazetari doli në skenë dhe i kapi aktorët për fyti. S’ka mbetur gjë tjetër pa u shpifur!
Nuk e kuptova se nga i dëgjuan “zyrtarët” në shtepi fyerjet e Eni Shehut kur nuk i ka degjuar njeri në skenë a në sallë. Manipulimi i opinionit publik- i frikshëm. Hajde e kërko reagim zyrtar nga këta njerëz që për ngjarje që i sheh me sytë e tu, gënjejnë. Mendo çfarë bëhet me çështje të tjera kyçur në zyra, sirtare e pas muresh”, shkruan më tej Nikolli. (Pasqyre.al)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *