Dy orë para koncertit të madh në Prishtinë, këngëtari i operas Ramë Lahaj humbi personin më të shtrenjtë në jetën e tij. Nëna e artistit u nda nga jeta, teksa ai nuk i braktisi ata që kishin mbushur sallën plot, duke zbuluar në fund të koncertit se ai kishte humbur njeriun më të shtrenjtë.
Ndërsa sot, ai i ka bërë një dedikim shumë prekës nënës së ndjerë. Lahaj ka postuar në Facebook një foto, në të cilën shihet duke i prerë thonjtë e këmbës nënës së ndjerë, që shfaqet e ulur në një karrocë me rrota.
“Nenë, u çova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dasht me ardhë me t’pa nder vorre. Erdha para sabahut, n’6. Ritmin që ma ndjellë edhe mua për të më përcjelle edhe sot e kësaj dite, po ti sot një llaf s’ma bone. Se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove. Nanë, kam mëndu që për asnjë arsye në jetë nana se len fminë pa hangar. As gabel s’ma the e as kryet s’ma përkëdhele. As nuk me buzëqeshe si dikur. E pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun. Eh moj nanë magari qe jam, për një moment mendova që muj kthehemi bashkë n’shpi. Fmi hesapi.“Gabeli jot”, shkruan Ramë Lahaj në dedikimin e tij.