Rama u përgjigjet komentuesve për Velierën: Një kryevepër arkitektonike dhe një zgjidhje e shkëlqyer urbane!

Kryeministri Edi Rama si zakonisht në postimet e tij në Facebook, iu është përgjigjur komentuesve të ndryshëm.

Në publikimin për restaurimin e Parkut të Apolonisë, kryeministri teksa njofton se “në prill do të shfaqen të rilindura thesaret e këtij parku, pas ndërhyrjes më të madhe restauruese të 30 vjetëve të fundit, e cila u ndërmor qysh prej janarit 2016 nga një skuadër ekspertësh të spikatur”, i është përgjigjur edhe akuzës për betonizimin të mëtjeshëm të Durrësit nga Vangjush Dako përmes projektit Veliera.

Në përgjigjen e tij kryeministri shkruan se Veliera është jo vetëm një kryevepër arkitektonike, por dhe një zgjidhje e shkëlqyer urbane.

-Komentuesi: Hidhi pak vemendje per velieren ne durres se vangjushit jan bo syt vetem beton

Edi Rama Lere te mbaroje pastaj fol dhe ji i sigurt se Veliera eshte nje kryeveper arkitektonike dhe sheshi para portit nje zgjidhje e shkelqyer urbane!/ Pasqyre.al 
rama velier


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *