Artistja e njohur Hueyda El Saied është ndarë parakohe nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. I pabesueshëm lajmi që trishtoi këdo që e njihte nga afër, apo nga televizori. Miqtë për të ishin të shumtë, ndër to edhe kryeministri Rama, që i bashkonte dashuria për artin.
“Lamtumirë shoqe e vogël”, shkruan Rama në instagramin e tij. Hueyda ishte një artiste e jashtëzakonshme, balerinë, prezantuese, këngëtare dhe piktore, pasion që e shoqëroi deri në ditët e fundit të jetës.