RA SHI

Alisa Velaj

Binte shi mbrëmë në ëndrrën tënde dashuri.
Një shi i imtë, i imtë si trumcak i trembur.
Qull në ëndrrën time unë kërkoja një zë.
Një zë të drithëruar nga më vinin regëtimat.

Shi i imtë binte pa pushuar
tërë natën e natës,
e nata nuk mbaronte.

Tani është prapë natë.
Ende e patharë kam zënë vend pranë zjarrit
dhe s’e fal dot shiun
që ma përmbyti atë zë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *