Ka mjaftuar vetëm një fjali që Natali Portman të mbretërojë në internet sot.
Në ceremoninë e sivjetshme të Golden Globes, mbajtur nën shenjën e zisë për ngacmimet seksuale me të cilat gratë e Hollywood janë përballur për shkak të emrave si Harvey Weinstein e Kevin Spacey, pothuaj gjithë ceremonia iu kushtua fenomenit.
E ndërsa realizuesit ishin kujdesur në disa forma të ngrinin më piedestal gratë, Natali Portman ka gjetur një moment për të rrëzuar atë ngrehinë në dukje të bukur.
“Dhe ja, gjithë meshkujt regjisorë të nominuar”, tha ajo duke vënë më dukje se nuk ishte nominuar asnjë femër.
Pas kësaj fraze postimet nuk kanë reshtur në mbështetje të së vetmes fjali të Portman.
“Ajo nuk ishte e nominuar, por fitoi çmimin e madh”
apo
“Queen savage” janë vetëm dy prej postimeve.
(Pasqyrë.al)