“Pushteti i grave” në teatër, Duni rishkruan Aristofanin

Provoj të shkruaj vetë një komedi, i frymëzuar dhe duke variuar mbi komedinë e Mjeshtrit të Madh. E nis kështu rrëfimin e tij per vepren Spiro Duni. Regjisori thotë se “pa patur synimin të bëhem komediograf por thjesht nisur nga fakti që do marr nga Aristofani atë që na shërben më shumë, atë që na bën aktualë përjetë autorët e mëdhenj. Demagogjia dhe premtimet e pafund të atyre që lakmojnë pushtetin e së nesërmes. “Marr nga ai natyrën e konfliktit, ngjarjen bazë, dialogët ekspresivë dhe i harmonizoj në një vepër të re që nuk është as për Greqinë e antikitetit, as për Shqipërinë sot dhe as për ndonjë vend tjetër konkretisht”, shkruan Duni. Sipas tij, është gjetur simbolikisht një vend pa emër, në të cilin ndodhin ngjarjet e veprës, zhvillohen ato dhe hedhin ide që do t’i shërbejnë sado pak përmirësimit të gjendjes shpirtërore dhe argëtimit të spektatorëve tanë. Megjithatë, nuk mendoj se jam i saktë plotësisht. Qënka tmerrësisht e vështirë të shpjegosh gjithatë sa më ndodhi mua me veprën e tij dhe se si u kthye ajo në një vepër edhe timen, shkruan regjisori Spiro Duni.

“Pushteti i grave”, një tjetër produksion i madh nga Teatri Kombëtar, komedia brilante e Aristofanit, vjen nen regjine dhe pershtatjen skenike te Spiro Dunit. Premiere absolute ne dt.14-15-16 Prill ora 19:00. Interpretojne: Flaura Kureta, Naun Shundi, Helidon Fino, Laert Vasili, Rajmonda Bulku, Elia Zaharia, Ligoraq Riza, Sokol Angjeli, Ardian Cerga, Krafil Shena, Andon Koço, Gladiola Harizaj, Niada Saliasi, Luli Hoxha, Gjergj Mena, Klodian Hoxha, Dori Çaushi, Julinda Emiri. Skenograf: Fatbardh Marku Kostumografe: Laedia Hajdari Kitarë: Klement Marku, Violinë: Zeqir Sulku Koreograf: Artan Ibërshini, Balerinë: Xheni Saliu, Romina Taga, Erlinda Matoshi. As/regjisor: Pëllumb Dervishi Muzika:Elina Duni

Aristofani ka lindur në vitin 445 para Krishtit në Athinën e shekullit të artë të Perikliut. Cilësohet si përfaqësues etalon i komedisë satirike athinase, asaj që sot emërohet “Komedia Antike”. Është i vetmi që shkroi 46 vepra gjatë shekullit të pestë para Krishtit, nga të cilat kanë shpëtuar 11 vepra të plota dhe 924 fragmente të pjesshme. Gjatë jetës së tij fitoi 10 herë trofeun “Çmimi i Madh i Teatrit”.
Kishte tepër miqësi me Eskilin por u ndikua shumë nga Euripidi aq sa asokohe doli termi “europidoaristofanizon”. Vetëm 19 vjet pas Lisistratës në vitin 392 para Krishtit, Aristoteli i rikthehet temës së politikës dhe pronës me komedinë “Pushteti i grave” duke mbështetur edhe njëherë rolin e gruas në shoqëri. Në këtë vepër kemi fjalën më të gjatë të shkruar ndonjëherë, plot 174 gërma me të cilën përshkruan një recetë gatimi. Aristofani vdiq në vitin 386 para Krishtit, në qytetin e tij të dashur Athinë, jetës shoqërore dhe problematikave së cilës i kushtoi gjithë veprat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *