Punime në Muzeun Etnografik i Elbasanit

muzeu etnografikMuzeu Etnografik i qytetit të Elbasanit i është nënshtruar një restaurimi (punime mirëmbajtje).

Punimet u kryen nga një firmë e licensuar për monumentet e kulturës dhe u prekën pjesën e fasadës veriore ku kishte dëmtime të shumta si pasojë e lagështisë.

U zëvendësuan xhamat e dritareve, zëvendësimi i dyshemese se çardakut me shtresë druri si dhe u trajtuan me vaj lini të gjitha pjesët e drunjta. Gjithashtu u krye lyerja e monumentit me sherbetisje e bojatisje me gëlqere.

Gjatë fazës së restaurimit, specialistët e DRKK Durrës, Sektori Elbasan ka ndjekur nga afër punimet.

Muzeu Etnografik i Elbasanit ndodhet në qendër të qytetit midis rrugëve “11 Nëntori” dhe “Qemal Stafa”. Është një banesë tipike Elbasanase me çardak e ndërtuar në fund të shekullit XVIII. Banesë e kategorisë së parë e shpallur monument kulture në 16/10/2008.

Është shpallur muze i qytetit në vitin 2008. Ky muze është i konceptuar në dy kate. Në katin përdhe janë të ekspozuara mjetet dhe veglat artizanale të kohës. Në katin e parë gjejmë të paraqitur mënyrën e jetesës dhe veshjet tradicionale të qytetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *