Psikologia e Harvardit thotë se njerëzit ju gjykojnë në bazë të këtyre dy kritereve

Njerëzit ju vlerësojnë brenda pak sekondave, por çfarë saktësisht vlerësojnë ata?

Profesoresha e Harvardit i ka studiuar përshtypjet e para të njerëzve bashkë me psikologët tjerë, Susan Fiske dhe Peter Glick, për më shumë se 15 vite, dhe ka zbuluar diçka shumë interesante.

Në librin e saj të ri, “Presence”, Cuddy thotë se njerëzit i përgjigjen menjëherë  këtyre dy pyetjeve kur ju takojnë për herë të parë:

– A mund t’i besojë këtij personi?

– A mund ta respektojë këtë person?

Në mënyrë interesante, Cuddy thotë se shumica e njerëzve – veçanërisht  ata të kontekstit profesionaal – besojnë se kompetenca është faktor shumë më i rëndësishëm. Pas së gjithash, ata duan ta dëshmojnë se janë të mençur dhe të talentuar.

Mirëpo, besueshmëria është faktor më i rëndësishëm në atë se si njerëzit ju vlerësojnë. Pra, është më kruciale për mbijetesën tonë të dimë nëse një person e meriton besimin tonë apo jo.  /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *