Pse të gjithë e urrejnë Curzio Malaparten,fashistin, komunistin, maoistin dhe shkrimtarin

malaparte

Adam Thirlwell

Këtë dimër, unë kam jetuar në Paris. Dhe kam lexuar. Por në vedn që të bëja atë që do të dukeje e nartyurshme, të lexoja letërsi frënge, unë kam lexuar atë që nuk rezulton të jetë më në anglisht, por është i përkthyer në frëngjisht, autorin e madh italian Curzio Malaparte.

Adam Thirlwell shkruan në “The Guardin” se në të ritë e vet, Malaparte ishte fashist. Pastaj ai u shkëput nga Musolini dhe u dërgua në ekzil. Pas ndërhyrjes së dhëndrit të Mussolinit, Galeaco Çiano, ai u lirua në vitin 1938 – por u arrestua sërish. Si korrespondent lufte për “Corriere della Sera”, ai mbuloi Boshtiner frontit lindor dhe pastaj çlirimin e Italisë. Pas luftës ai shkoi në Paris, ku u bë komunist. Para se të vdiste në vitin 1957, ai u tundua tepër nga maoizmi. Gjithkush, pra, ka një arsye për të urryer Malaparten: ju mund ta urreni atë në të majtë, apo në të djathtë. Dhe historia e mëposhtme ndoshta tregon arsyet pse.

Ka edhe histori që tregojnë alegorinë e Malapartes – ndryshimet e tij politike dhe se sa shumë oportunist ishte. Ndryshimet e tij, demonstrojnë indiferencën për partitë politike, që është në thelb mungesë interesi.

Zakonisht njerëzit mendojnë se, për të qenë origjinal, duhet të jeni revolucionar. Duhet të mendoni në një mënyrë që nuk mendojnë njerëzit zakonisht. Por Malaparte ofron një shembull më të egër. Së pari, ju nuk mendoni si njerëzit e tjerë. Pastaj ju duhet të mos mendoni si ju. Ju duhet të bëheni një kundra-revolucionar. Kjo është çfarë përfaqëson jeta e Malapartes: një antimodern modern; një liberal reaksionar.

*Malaparte, shkrimtar italian, autor i njohur për veprat “Lëkura”, “Kaputt”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *