Ky mistik pers dhe dervish i 807 viteve më parë ndiqet e lexohet masivisht në SHBA dhe në mbarë botën. Jane Ciabattari shpjegon ndikimin e tij të qëndrueshëm.
Poezitë e Jalal ad-Din Muhammad Rumi, kanë shitur miliona kopje në vitet e fundit, duke e bërë atë poetin më popullor në SHBA. Në mënyrë globale, fansat e tij janë të shumtë.
Varri i Rumit sot ka disa vizitorë deri edhe kryetarë shtetesh, ndërsa çdo vit një ceremoni me “dervishët fluturues” mbahet më 17 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së tij.
Momenti transformues në jetën e Rumit erdhi më 1244, kur ai u takua me një mistik të përhumbur njohur si “Shemsi i Tabrizit”. “Rumi ishte 37 vjeç, predikues mysliman tradicional dhe dijetar, siç i ati dhe gjyshi kishin qenë”, thotë një studies. “Ata patën një miqësi shumë të afërt për tre vjet- (mbase të dashur, mbasë nxënës-dishepull, kjo nuk është e qartë”. Rumi u bë mistik. Pas tre vjetësh Shamsi u zhduk. Ndoshta u vra nga një djalë xheloz i Rumit, ndoshta i dha Rumit një mësim të rëndësishëm mbi ndarjen. Vetë Rumi e përballoi këtë duke shkruar poezi. “Shumica e poezive të tija janë mes moshës 37 e 67 vjeç. Ai shkroi 3000 [këngë dashurie] për Shems, për profetin Muhamed dhe Perëndinë.
“Vetëm tani”, thotë një tjetër studiues “ndjehet se ekziston një lëvizje e fuqishme globale, një impuls që dëshiron të shpërndajë Rumin përtej kufijve që fetë kanë vënë dhe duke i dhënë fund dhunës sektare. Thuhet se njerëzit e të gjitha feve erdhën në varrimin e Rumit në 1273. Sepse, thanë ata, ai thellon besimin tonë kudo që jemi. Ky është një element i fuqishëm për Rumin tani.
“Rumi ishte një novator në mesin e poetëve persianë dhe një mjeshtër Sufi”, thotë Jaëid Mojaddedi, një dijetar i sufizmit të hershëm dhe mesjetar në ‘Rutgers University’ dhe fituesi i një çmimi si përkthyes i Rumit. “Ky kombinim i pasurisë mistike dhe përshtatjes së guximshme të formave poetike është çelësi për popullaritetin e tij sot”.
Një nga katër risitë kryesore të Rumit është adresimi i tij e drejtpërdrejtë te lexuesit.