
Kur jemi të dashuruar truri ynë shton prodhimin e dopaminës, noradrenalinës dhe feniletilaminës (PEA).
Këta janë neurotransmetues që trazojnë trupin dhe shkaktojnë reaksione fiziologjike, si rrahja e shpejtuar e zemrës, shtim të djersitjes, eufori, eksitim, pagjumësi si dhe… më pak oreks.
Është pikërisht PEA, substanca kimike me një strukturë të ngjashme me atë të anfetaminës, ajo që na mbush me entuziazëm dashurie, por nga ana tjetër na mbyll stomakun.
Nuk dihet saktësisht se si ky neurotransmetues reagon në largimin e urisë, por dihet mirë që “shpërthimi” i PEA-s në organizmin tonë gjatë kohës kur jemi të dashuruar na dhuron shumë energji dhe mbushje shpirtërore.
Në nivel biologjik është e gjitha çështje kimie.
Në fazën fillestare, kur dëshirohet një njeri tjetër, por që ende nuk është vendosur një marrëdhënie organizmi është “i mbytur” nga hormonet e stresit.
Janë klasiket “flutura të stomakut” që çdo njëri prej nesh i ka përjetuar para një burri, apo një gruaje për të cilin i ka rënë në kokë. Shpesh këto shoqërohen me afshe nxehtësie, fytyrë e skuqur, duar që djersijnë.
Dhe nëse Kupidi me shijetën e tij ka goditur të dyja zemrat, stresi dhe dridhjet ja lenë vendin euforisë: dashuria, që i përgjigjet dashurisë është tronditëse dhe e çmendur. Energji që largon gjumin, lodhjen dhe urinë.
Në një farë mënyre është sikur të ushqeheshim me dashuri. Edhe Dantja, edhe pse nuk e njihte “kiminë e dashurisë” njihet që vuajti nga mungesa e oreksit kur u dashurua me Beatriçen.