Për 3 ditë rresht kultura dhe letërsia shqipe do të jenë kryefjalë në Leçe të Italisë.
Ka filluar dje, në 25 nëntor dhe do të vazhdojë punimet deri në 27 nëntor, seminari “IL MARE SI LASCIA ATTRAVERSARE”.
Shkrimtarë, kritikë, e studiues si: Parid Teferici, Lazër Stani, Prec Zogaj, Arben Dedja, Diana Çuli, Ismete Leba Selmanaj, Diana Kastrati, Griselda Doka, etj. përfaqësojnë letrat shqipe, bashkë me karakteristikat dhe problematikat kryesore të letërsisë bashkëkohore shqiptare në shërbim të promovimit dhe përkthimit të letërsisë sonë në Itali.
Disa nga temat që do të trajtohen bashkë me studiues e kritikë italian dhe shkrimtarë shqiptar të mërguar në Itali janë :
-Panoramë e letërsisë bashkëkohore Shqiptare
– Nevoja e menjëhershme e përkthimit të letërsisë shqipe në gjuhën italiane
– Gjuha shqipe dhe ajo italiane në përballje : problemet e përkthimit letrar
– Përkthimi i letërsisë shqiptare në Itali
– Dëshmitë e shkrimtarëve migrantë dhe shkrimtarëve përkthyer në italisht
-etj.