“Qeveria ka 7 muaj që ka miratuar projektin që rilind Kafen e Madhe të Shkodrës. Dikush ta pyesë Voltanën pse nuk e lejon nisjen e punimeve?!”, shkruan kryeministri Rama në një status në Twitter, duke pretenduar se Bashkia e Shkodrës, e cila drejtohet nga demokratët nuk bashkëpunon me qeverinë, duke mos lejuar kështu zhvillimin e qytetit.
Sipas kreut të qeverisë projekti ka 7 muaj që është miratuar.
Kafja e Madhe në thuhet se është ideuar nga mjeshtri i madh Idromeno, ndërsa ka qenë gjithmonë pikë takimi për qytetarët shkodranë por dhe për të huajt.