Gëzim Qendro ishte profesor në një universitet privat në Tiranë. Qendro ka një CV të pasur me aktivitete dhe pozicione drejtuese. Ai po ashtu ishte edhe autor i tre monografive të artistëve shqiptarë.
Por kush është profesori i kritikës së artit?
Qendro ka qenë “Profesor i Asociuar i Teorisë së Artit dhe Kritikës,
Tiranë, 2015”. Ka përfunduar studimet PhD, Estetikë – Pikturë, Universiteti Paris VIII,
Francë, 2009. Ndërsa bachelorin e ka bërë në Holandë në Academie voor Beeldende Vorming, Amsterdam, Hollandë, 1996.
Qendro ishte Përgjegjës departamenti në nj universitet privat në Tiranë që nga viti 2009.
Por eksperienca të tjera të tij mund të përmendim: Drejtor arti i filmave të animuar në Kinostudion
“Neë Albania”, Tiranë. Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, 1997-2002
Drejtor i revistës së artit PamorART”, Tiranë, 1998-2002. Aktualisht është një nga kritikët dhe filozofët më të njohur në vend, si dhe një nga themeluesit e Bienales së Artit të Tiranës
Krijues i shquar i artit dhe filozof në vend dhe bashkëthemelues i bienales së Artit
Ndërkombëtar të Tiranës, në pozicionin e botuesit.
Aktivitete të tjera ku Qendro ka marrë pjesë dhe botimet që mbajnë firmën e tij.
• Kurator i ekspozitave “Surrealizmi socialist”, “Homo Socialisticus”, “Post EVA”, “Nostalgji”, “Glocal”; Bashkëkurator i ekspozitës “In & Out”; ka marrë pjesë në konkursin e përvitshëm mbi artin bashkëkohor Onufri (1997, 2001). Ekspozita të
tjera të kuruara nga ai janë *mimi Myslim Mulliqi, Antologjia e Shpresës, Koordinatat Onirike të Nënvetëdijes, Zbrazëtia Ludike e Objektit, Mes Orientit dhe Oksidentit.
• Që prej vitit 1992 ka botuar mbi 100 artikuj në shtypin shqiptar dhe të huaj mbi cështje rreth historisë së artit shqiptar.
• Është autor i tre monografive për artistët shqiptarë: “Arkeologjia e Mëngjesit (Dituria), “Heronjtë janë të uritur” (Onufri), “Surrealizmi socialist” (l’Harmattan)
• Përkthyes i 14 titujve librash të lidhura kryesisht me historinë dhe teorinë e artit.
Qendro u shua ditën e sotme pas një sëmundjeje të rëndë.