Pas ndarjes nga jeta të Dritëro Agollit një sërë emrash janë përfshir ënë debat mbi letërisnë e tij dhe kohën kur Agolli drejoti Lidhjen e Shkrimtarëve.
Opinioniste të ndryshëm kanë vënë në dukej ndihmën që Agolli u jepte shrkimatërev të rinj, ashtu si edhe ndihëmn që u jepte atyre që ishin nën shenjestrën e pushetetit, por nga ana tjetër, ka pasur edhe emra që thonë se Agolli nuk bëri aq sa duhej për të shpëtura artistët që u dënuan nga regjimi.
Në valën e reagimeve, e bija e poetit e shkrimtarit që u nda nga jeta me 3 shkurt në moshën 85-vjeçare, ka reguar përmes poezish e vargjesh ndaj debatit.
Ja postimi i saj:
Mallkoni dhe shani dhe çirrni turinjtë, Jam shpirti i një guri , ku falen qirinjtë; Mbllaçitni proverbat dhe tirrni gënjeshtrat, Më kthehen në ikona dhe strofat dhe vjershat; Lëshoni blasfema, përcillmëni dhimbje, Nënqesh se në male më pret dhe një lindje ; Qëlloni me fjalë e goditni me hekur, Unë jam i pavdekshëm përgjersa s’kam vdekur … Dritëro Agolli Të premten e zezë, si sot një javë, aparatet që tregonin parametrat jetësorë u ndalën.
Zemra pushoi së rrahuri. “Dritëroi nuk është mirë – thoshte mjekja pa guxuar të pohonte mbylljen e kanatave te portës së shpresës. Kur mbërrita e shihja fytyra të ngrira te mjekëve , besoja ende që ngrirja e tyre kishte të bënte me një gjendje të rënduar por kurrsesi …
Ende nuk dua ta përmend të frikshmen e të kobshmen fjalë. Tanimë jam e rrethuar nga fryma, shpirti i tij, poezia, dashuria e te shumtëve për të, nga lotët e mallit e mallëngjimit, nga e pashterrshmja dashuri e fisnikes mëmës sime për atin tim; E siç thoshte ati im “vdekja nuk ka fuqi t’ja heqë të gjallit dashurinë për qenien qe ajo merr dhe kjo eshtë një nga dështimet e mëdha të vdekjes”.