Princ Çarli dhe Kamila përqafojnë viktimat e luftës në Kosovë, lot për përdhunimet e serbëve

Fundjava shënoi vizitën e Princit Çarls të Anglisë dhe princeshës Kamila në Kosovë.
Gazeta britanike “Express” përmes të dërguarës së vet Camilla Tominey ka ndjekur anëtarët e familjes mbretërore në takimet e tye në Prishtinë.
Princi dhe princesha kanë takuar viktimat e luftës në Kosovë, ndërsa siç raportohet Dukesha e Cornwall ka qarë me viktimat e përdhunimit të luftës në Kosovë, ndërsa ato tregonin historitë e tyre se si gjatë luftës kanë vuajtur nga policët serbë në kohën e konfliktit të vitit 1998-19990.
Në takim mori pjesë edhe presidentja Atifete Jahjaga. Edhe pse takimi u mbajt pa praninë e mediave, Dukesha Kamila raportohet se ka qarë gjatë takimit kur një nënë u tregua se është përdhunuar së bashku me tri vajzat e saj, atëherë të moshës 20, 18 dhe 13 për 17 orë të tmerrshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *