Një ditë pas intervistës së minsitres Mirela Kumbaro, ku fliste për monumentet, ka reguar hirësia e tij Andon Merdani. Pika me të cilën merret Hirësia është pyetja e “GSH” nëse dhënia me qira e monumenteve do të thotë edhe kthimin të objkteve të kultiti tek Kisha Ortodokse. Ja reagimi i Andonin: “Nuk mund ta kuptoj dot këetëe shprehje tëe znj.ministre në lidhje me kishat ortodokse si objekte kulti:
‘Nga ana tjetër, unë mendoj se kishat janë vende shumë të mira për aktivitete social-kulturore në shërbim të komunitetit, si për koncerte, ekspozita, forume, etj.’
Që do të thotë se pavarësisht fjalëve të mira në takime dypalëshe dhe madje edhe ligjeve të miratuara (ligji 10057) ku shteti zotohet t’i kthejëe Kishës Ortodokse objektet e kultit qëe janë monumente kulture, ende jemi në fazën e paradoksit dhe të persekutimit modern”!!!
Intervista e Kumbaros mund të lexohet këtu: http://www.pasqyre.al/te-gjitha/intervista-kumbaro-monumentet-nuk-do-kthehen-ne-motele/
Pak javë më parë Kisha Ortodokse kërkoi zyrtarisht rikthimin e kisha që janë monumente kulture tek Kisha Ortodokse. Shkak për kërkesën janë bërë disa fotografi të realizuara në një prej këtyre kishave. “Fotografitë që tregojnë vajza të reja, teksa reklamojnë fustane nusërie sipër fronit dhespotik, para Derës së Bukur dhe ikonave të ikonostasit, konkretisht në kishat historike Ortodokse të Beratit dhe Elbasanit, janë një ofendim i madh ndaj Kishës Orthodhokse.
Kjo ngjarje është një sakrilegj i dukshëm dhe fyerje e ndjenjës fetare. Sigurisht që ky fakt nuk ndihmon harmoninë fetare për të cilën mburret vendi ynë”.