Ne kuadër të promovimit kulturor të Shqipërisë, me stilisten shqiptare Edlira Sulaj u zhvilluan disa takime për të planifikuar tre aktivitete në të ardhmen në Hungari.
Me Presidenten e shoqatës hungareze Lidhja Kombëtare e Modës, Dr. Gabriella Walek, u diskutua mbi një prezantim në prill të këtij viti nga ana e Sulaj të veshjeve tradicionale shqiptare dhe teknikave të përdorura për realizimin e tyre.
Ndërsa në prill të vitit tjetër Sulaj planifikon të marrë pjesë në sfilatën e Javës Globale të Modës së Qendrueshme, e cila zhvillohet çdo vit në Budapest njofton ambasada shqiptare atje.
U vijua me një vizitë në Muzeun Etnografik në Budapest, ku grupi shqiptar u njoh me veshjet e rajoneve të ndryshme të Hungarisë.
Më tej u bë një takim me Zoltan Korsos, Drejtor i Përgjithshëm i Muzeut të Historisë së Natyrës, ku më 23 qershor do të çelet një ekspozitë me veshje popullore shqiptare.