Nuk ka rëndësi që nuk të kam
Nuk ka rëndësi se nuk të shoh.
dikur të përqafoja,
dikur të vështroja,
të kërkoja të gjithën
të doja të gjithën.
Sot, nuk kërkoj më
as në sy, as në duar
provat e fundit.
Të qëndroje në krahun tim
të kërkoja më parë;
po, përkrah meje, po,
po, por aty jashtë.
Mua më mjaftonte
Të ndjeja duart e tua
Të më jepje duart e tua,
të ndjeja që syve të mi
ti u jepje praninë.
Perktheu Entela Hoxha