Dorian Koçi
Një autor shumë interesant dhe personalitet i madh i kulturës greke me origjinë arvanitase është shkrimtari dhe piktori surrealist Niko Egonopulos(1907-1985). Egonopulos është nga përfaqësuesit më të shquar të brezit të autorëve të viteve 30’ në Greqi dhe themelues i rrymës së Surrealizmit. Megjithëse Surealizmi në vitet 30’ ishte në modë në gjithë Evropën për një lexues dhe dashamirës arti tradicional si lexuesi dhe dashamirësi i artit ballkanik grek, poemat dhe pikturat e tij shkaktuan një shok të vërtetë artistik.
Dy librat e parë të Egonopulos “Mos i fol shoferit” (1938) dhe “Klaviçembalos i qetësisë”(1939) ishin libra shpërthyes, të guximshëm dhe revolucionarë për letërsinë greke. Në to gjenden imazhe të çuditshme dhe përqeshëse për realitetin e kohës dhe poezia e tij ishte e intensifikuar nga një qëndrim krenar dhe i pakompromistë i vet poetit kundër të gjithë asaj që ishte kthyer në sterilitet dhe mërzitje në letërsinë greke. Për ky modernizëm i tij është komplet origjinal pasi në krijimtarinë e tij ai gjeti disa pjesë të qëndrueshme të traditës greke dhe ky fakt është edhe arsyeja që Surealizmi pati një efekt më të gjatë në Greqi sesa në Francë, në vendin ku kish lindur. Egonopulos i përdori principet teorike të Surealizmit për të përshkruar dhe përforcuar trajta që ekzistonin në traditën e letërsisë greke, veçanërisht në krijimtarinë folklorike dhe në traditën orale të të kënduarit.
Egonopulos, ringjalli artin e të pikturuarit bizantin në Greqi duke e bërë atë pranishëm në galeritë me portretet e heronjve të vet që ngjajnë si shenjtorë të humanizmit. Kështu p.sh në vitin 1951 kemi një portret të Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeut në qeramikë që tërheq vëmendjen pasi nuk i ngjan portreteve klasike të Gjergj Kastriotit.
Ne pamje te pare me modën e mustaqeve te gjata, ai ngjan si një hero arvanitas i revolucionit grek, si Gjergj Karajskaqi , në gjoks ka një kokë skulpture nga Egjipti i lashtë dhe rreth tij mbi kokë, ka dy koka gjarpërinjsh. Përkushtimi i heronjve arvanitas të Revolucionit Grek ndaj Skënderbeut është një fakt i njohur. Kolokotroni shkruan në kujtimet e tij se libri më i dashur për të dhe që e lexonte dhe në pushimet e betejave ishte “Histori e Skënderbeut”. Prej këndej mund te supozojmë se Egonopulos qëllimisht i jep Skënderbeut trajtat e një Heroi Arvanitas modern për ta identifikuar atë si heroin e një etnie te vetme.
Po skulptura nga Egjipti i Lashte? Mos valle Egonopulos apelon traditën e vjetër te besuar në një grup studiuesish për një popullsi kompakte në të gjithë truajt e civilizimit të lashtë që e ndërtoi atë? Heroi shqiptar sipas Egonopulisit, mesa duket është përfaqësuesi me tipik i kësaj race të lashtë. Teoria pellazgjike e lindur në shekullin e kaluar përreth origjinës së përbashkët greko-shqiptare ka pasur shumë ithtarë mes popullsisë arvanitase , madje në dy libra “Arvanitasit, dorët e Neo Elenizmit” (1968) të Kosta Birit dhe “Arvanitasit “ (1982)të Aristidh Kolisë , këto argumente janë baza qendrore të tyre. Po gjarpërinjtë a mund te jene dy kokat e shqiponjës te flamuri i heroit apo origjina e largët Ilire e Skënderbeut, përmes mitit te Kadmit qe shpiku alfabetin dhe u shndërrua ne një gjarpër ne liqenin e Lyknides(Ohrit) prej nga lindi etnosi ilir? Për fat të keq ky mit kaq domethënës antik, i Kadmit që njihet dhe si kodifikuesi i gjuhës duke krijuar alfabetin e gjuhës së shkruar , nuk është trajtuar nga asnjë shkrimtar shqiptar, ndoshta të kompleksuar prej totemit bazë shqiponjës dhe sepse shpesh herë gjarpërinjtë i kanë identifikuar si totem të fqinjëve të vet veriorë , serbëve.
Trupi i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit është i veshur si me luspa peshku që bën atë te ngjaj si një parzmore. Mos valle Egonopulos kërkon që ta identifikoje si një Hero te Krishterimit, meqenëse dhe simboli i peshkut ka qenë një nga simbolet me te hershme kristiane për shkak te mrekullisë kur Krishti i tha Petros, pas një nate të pafat për të në Detin e Galilesë, hidhi rrjetat sërish dhe ato u mbushen rrjetat plot. Simboli i peshkut ishte një kod i fshehte me anë të të cilit të krishterët e hershëm identifikonin njeri-tjetrin ne kohen e përndjekjeve të tyre gjate Perandorisë Romake.
Egonopulos si një nga përçuesit e rrymës se Surrealizmit ne Greqi pikturat poezitë dhe tekstet e të cilit ende nuk janë deshifruar dhe dekoduar plotësisht,