Portretet e panjohura të Kadaresë mes gurëve të Gjirokastrës

Në këmbë, në ecje, mes gurëve të Gjirokastrës, në urat e tij: Kadare shfaqet në portrete të panjohura për publikun, realizuar nga miku i tij Bashkim Ahmeti.
Piktori do të çelë me 28 tetor deri më 25 nëntor 2016 në Galerinë Kombëtare të Arteve paraqet një ekspozitë vetjake.

Kjo ekspozitë vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve sjell punë të viteve të fundit të pa ekspozuara më parë, ku kryesisht bie në sy ndërsa cikli i dytë, kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare, vepra që cilat datojnë nga 10-15 vite më parë e deri me sot.

Drejtuesi i Projektit, Artan Shabani dhe kuratori Ylli Drishti kanë përzgjedhur për këtë ekspozitë mbi 90 punime në vaj, duke i dhënë publikut një panoramë të rrugës së tij krijuese këto 9 vitet e fundit. Sipas konceptit kuratorial ekspozita përmban dy cikle kryesore. Cikli i parë kryesisht me temë nga Shqipëria përmbledh kompozime, nudo, peizazhe nga Gjirokastra e bregdeti Jon, si edhe peizazhe nga Neë Yorku, Ky koleksion veprash në Galerinë Kombëtare vjen më i konsoliduar për krijimtarinë e artistit, ku përmes pjekurisë artistike ai realizon punimet e tij me një mjeshtri perfekte dhe një kolorit dekorativ shpërthyes.

Bashkim Ahmeti Izano ka lindur në Gjirokastër. Pas Liceut Artistik “Jordan Misja” ai kreu Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai ishte skenograf i teatrit në qytetin e Gjirokastrës dhe u angazhua gjithashtu si skenograf në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ai gjithashtu drejtoi grupin e artistëve të interiereve në disa muzeume kombëtare, ku edhe realizoi tablo historike në gjininë e afreskut. Gjatë kësaj kohe ai hapi disa ekspozita personale dhe mori pjesë në Ekspozita e Konkurse Kombëtare dhe Bienale të ndryshme. Nga viti 1988-1995 ai ishte profesori i pikturës në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në 1995 ai emigroi në SHBA, dhe punon e jeton si një artist i lirë në Neë Providence NJ. Ai ka ekspozuar në Neë York, Pensilvania si edhe në vendlindjen e tij Gjirokastër dhe Tiranë./Pasqyre.al
kadare portret 2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *