Në Perëndim, dhe kryesisht në SHBA, prej muajsh ka shpërthyer një debat për ngacmimet seksuale ndaj femrave, pas denoncimit të disa aktoreve të famshme kundër regjizorit Harvey Weinstein.
Por, ndryshe nga bota anglo-saksone, nga Franca vjen një letër e pazakontë.
100 femra të njohura franceze, mes të cilave edhe aktorja e famshme Catherine Deneuve, kanë bërë një letër publike, e cila është botuar edhe në gazetën e njohur “Le Monde”.
Letra është nënshkruar nga aktore, shkrimtare, akademike dhe personazhe të tjera të njohura të Francës.
Në letrën e tyre thuhet se po shkohet shumë larg me akuzat ndaj meshkujve për ngacmimet seksuale.
“Burrat po ndëshkohen menjëherë, po largohen nga punët e tyre vetëm përse i kanë prekur gjurin dikujt ose kanë tentuar që të vjedhin një puthje,” thuhet në letër.
“Përdhunimi është një krim, por përpjekja për të joshur dikë, madje edhe në mënyë të përhershme apo të mërzitshme, nuk është krim.
Burrat nuk duhet të jenë subjekt i sulmeve shoviniste”, vijon më tej letra.
Sipas tyre, është legjitime që të flitet kundër abuzimeve nga disa burra, por denoncimet e vazhdueshme po dalin jashtë kontrollit.
“Kjo po krijon përshtypjen publike se femrat janë të pafuqishme dhe viktima të vazhdueshme.
Si gra, ne nuk e gjejmë veten tek ky feminizëm, që përtej denoncimit të abuzimit me pushtetin, shton urrejtjen ndaj meshkujve dhe seksualitetit”, thuhet në letër.
Deneuve, 74 vjeç, ka dalë hapur kundër fushatave të mediave sociale, të cilat, thotë ajo, turpërojnë burra të akuzuar për keqtrajtim të grave.(TemA)
Joshja eshte dicka tjeter; te fitosh ”zemren” e dikujt, ta ”detyrosh” te bjere ne dashuri te thelle me ty, ndryshon me ngacmimet seksuale momentale sa per tu argetuar….
Joshja perben krim kur nje person megjithese nuk eshte i dashuruar, hiqet si i dashuruar, ndjen kenaqesi kur ben per vete nje femer ose e kunderta.
Keta tipa, jane te pasjellshem, te dobet ne karakter.